Rozë

‘Jemi si dy të huaj’, Bes Kallaku konfirmon ndarjen nga Xhensila

Autori: Gazeta inFokus 09:26 | 26 March 2024

Aktori i humorit, Bes Kallaku ka konfirmuar ndarjen nga këngëtarja, Xhenila Myrtezaj, me të cilën ka edhe dy fëmijë.

Në programin Ferma Vip, ku Besi është edhe një nga moderatorët, ai ka zbuluar se fëmijët e tyre jetojnë me Xhensila Myrtezajn, së cilës iu është referuar si ish-bashkëshortja, duke zbuluar se janë divorcuar.

Aktori i humorit u shpreh se vajzën, Ajkën e shikon më shpesh, ndërsa djalin pak më rrallë. Në zërin e tij dallohet një vuajtje nga ky divorc, ndërsa thotë se është mërzitur e tashmë me Xhensilën janë si dy të huaj.

-Advertisement-

“Kur isha këtë herë në Itali erdhi më mori dikush. Më pyeti se çfarë ke bërë, po fëmijët? Mirë i thashë, gocën e shoh më shpesh, djalin pak më rrallë sepse jetojnë me ish-bashkëshorten. U mërzita sepse njeriu ndodhet me disa situata në jetë që nuk i ka pritur, është pak e vështirë. E rëndësishme është të jenë të mirë.

“Në shtëpi me nusen jemi të huaj. Rëndësi ka që të jenë mirë me shëndet”, u shpreh Bes Kallaku në Ferma Vip.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera