Lajme

‘Jemi policia’, vajza rrëfen momentet e tmerrit: Ishin të maskuar e me kallash

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 01 May 2020

Mbrëmjen e djeshme në banesën e një familje ne Qinam ndodhi një grabitje me armë. Aty është gjendur dhe vajza e tyre e cila kishte ardhur me djalin e vogël.

Ajo ka qenë duke fjetur në një nga dhomat e katit të dytë, kur ka dëgjuar zëra nga dhoma e vëllait.

E tronditur vajza tregon me detaje momentet e tmerrit

-Advertisement-

“Dëgjoj tek dhoma e vëllait që thuhet: Policia e shtetit, shtrihu përtokë se kemi ardhur për kontroll. Hap derën e dhomës e shoh vëllanë të shtrirë përtokë, njëri i kishte drejtuar kallashin. tjetri ishte anash. Vëllait i lidhën duart dhe e zbresin në katin e parë ku ishte dhe babi i shtrirë në tokë. Mami zgjohet nga gjumi dhe del tek dera. Ata e marrin e lidhin nga duart dhe e shtrijnë në tokë.

Njëri që ishte më i dobët dhe më i gjatë vjen tek dhoma ime. Nuk më prek sepse unë isha me fëminë e vogël. vetëm qëndron roje. Ishte i maskuar me kapuc e doreza dhe kishte kallash. Një tjetër ushtronte dhunë mbi babin, duke e pyetur: “Ku e ke armën, sepse është bërë denoncim.”

Babai thoshte se unë nuk kam armë. Kontrolloni cdo gjë nëse jeni policia. Ai që ishte lart dhe po më ruante mua thërret: Pusho! Mbyllja gojën.

Ai që ishte lart zbret poshtë lidhin babin dhe i mbyllin gojën me izolant.

Ai lart më ruante mua, ndërsa ai poshtë vetëm bërtiste. Në një moment ai që ishte lart i thotë shokut poshtë: Vrite!

Në një moment e mbush përsë dyti fluturojnë fishekët. Unë bërtita dhe djali bërtiste.

I pyeta cfarë kërkoni se nuk jeni policia. Ata kanë kontrolluar katin e parë, duke vjedhur paratë, karta identiteti, telefona. kanë vjedhur gati 60 mijë lekë dhe më pas u ngjitën në dhomën lart. ”

Grabitja në banesën e familjes ndodhi mesnatën mes të enjtes dhe të premtes në fshatin Qinam. Autorët, 3 persona të maskuar dhe të armatosur, hynë në shtëpi dhe lidhën pjesëtarët nën kërcënimin e armëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera