Opinione

Jemi mësuar duke dëgjuar që Drenica lind veç trima por tani mësova që Drenica lind edhe monstruma

Autori: Sejdi Godanci 20:00 | 06 February 2019

Para disa muajve në një shkrim timin rreth kërcenimeve që iu bën prokurorit Z.Blakaj,e ku i ceka edhe disa të meta të kësaj qeverie pata thënë për të rinjtë tanë se nuk është më patriotizem të jetosh në vendin tënd,por patriotizem është aty ku fëmija juaj rritet i sigurt.Pothuajse të gjitha portalet e Kosovës dhe jashtë saj dhe disa media vizuale më gozhduan me titull “Veterani i UÇK-së i bën thirrje rinisë,ikni nga vendi sa nuk është bërë vonë”,unë u sulmova verbalisht nga shumë komentues dhe jam i bindur që nuk e kanë lexuar shkrimin tim në tërësi por janë nisur nga titulli i portaleve si titull bombastik.

E sot po bëj thirrje të gjithë ata të cilët mund ta gjejnë veten në vendet e BE-së ikni sa nuk është vonë.Arsyet janë të shumta duke filluar nga papunësia,varfëria,nepotizmi,frika,dhuna etj.Këtyre dua t’ua shtoj edhe këtë të fundit që është tronditëse për shoqërinë tonë e që do isha shumë i lumtur që ky të jetë rasti i vetëm e që unë nuk besoj që do jetë.

Ne si prindër për çdo ditë përballemi me fëmijët tanë që i kemi në shkolla por kurrë nuk do besoja që të kemi këta lloj monstruma në shkollat tona.Shkon në shkollë të dhunon mësuesi,kur nxënësi gjen guximin dhe kërkon shpëtim tek organet policore aty takon monstrumin tjetër e ku dhunohet edhe nga ai,shkon tek mjeku kërkon shpëtim dhe shërim nga ai por edhe aty takon monstrumin tjetër nga i cili fyhet dhe dhunohet sërish.

-Advertisement-

Tani tek ne edhe vdekja kur të godet do të dhunohesh nga disa hoxhallarë dallavergji.

Pra tregomni ju “patriota” a nuk janë këto të dhëna të mjaftueshme për të ikur nga ky vend kur nuk ke forcë dhe fuqi që t’i luftosh këto të këqija?A nuk e meritojnë fëmijët tanë të shkojnë në shkollë dhe të mos frikësohen nga mësuesi?A nuk e meritojnë fëmijët tanë të dalin në rrugë dhe të mos frikësohen nga policia?A nuk e meritojnë fëmijët tanë të shkojnë në klinikë dhe të mos frikësohen nga mjeku?Tregomni ju mua,”patriota”…

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera