Lajme

“Jemi live, jemi live!” Shikoni si alarmohet Edi Rama nga një debat i thjeshtë mes deputetëve

Autori: Gazeta inFokus 16:32 | 26 September 2017

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, pati dy të papritura. E para ishte fjala e Saimir Tahirit që doli kundër tkurrjes së buxhetit për organet e vetingut dhe e dyta, fjala e Erjon Braçes.

Ky i fundit shprehu irritimin për injorimin që iu bë Komisionit të Ekonomisë në lidhje me buxhetin e organeve të vetingut.

“Herë tjetër të mos ndodhi më!” ishte ultimatumi që i dha Braçe kolegëve, por që u ndërpre nga Bashkim Fino. Ndërhyrja e Finos e provokoi akoma më tej debatin, por në këtë moment regjia e ERTV fokusoi Edi Ramën që lëvizte duart, tregon kamerat dhe mërmërit: Jemi live! Jemi live!

-Advertisement-

Pamjet që transmetoheshin direkt në televizione, tregojnë kryeministrin e shqetësuar për debatin, megjithëse bëhej fjalë për një procedurë të thjeshtë parlamentare.

Alarmimi i tij se “mos na shohin duke u grindur” tregonë maninë e Ramës për të kontrolluar çdo fjalë, çdo mendim ndryshe në PS, deri në detajet më të parëndësishme. Jo rastësisht, në Partinë Socialiste nuk diskutohet më, nuk kritikohet më dhe nuk ka debat të brendshëm, por vetëm një mendim, një qëndrim uniformë sipas vijës zyrtare të partisë.

Shikoni Ramën si ia mbyll gojën deputetëve me preteksin se “jemi live”:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera