Lajme

A jemi drejt një krize si në Maqedoni? Ja çfarë thotë Rama

Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 04 May 2017

Gjatë konferencës për shtyp që kryeministri Edi Rama mbajti në Kryeministri foli edhe mbi gjendjen në Maqedoni ku deklaroi se Shqipëria nuk është drejt asaj rruge.

Rama duke iu referuar protestës së 7 majit në Kavajë deklaroi se refuzon që Shqipëria të konsiderohet nga opozita një shesh për të bërë përshesh dhe të krahasohet me Maqedoninë apo Malin e Zi.

Ai foli për faktorë të jashtëm që kanë ndikuar në krizat që kanë pasur këto vende, por nuk e përcaktoi nëse PD u bë mashë e këtyre faktorëve me vetëdije apo pa vetëdije.

-Advertisement-

“Zoti McAllister është paraqitur tek ne me 3 funksione, ndërkohë që ne kemi qenë në kontakte të vazhdueshme me Berlinin me Brukselin dhe kemi diskutuar vijimësisht për këtë çështje.

Por unë refuzoj që Shqipëria të konsiderohet nga shqiptarët, përfaqësuesit e opozitës si një shesh për të bërë përshesh dhe pa pikën e përgjegjësisë të merret si shembull Maqedonia apo Mali i Zi.

Nëse në rajon ka kriza që synojnë destabilizim për arsye etnike apo gjeostrategjike, Shqipëria nuk ka asnjë arsye të ketë një krizë përveç se luftës për pushtet me pushkë druri që ka filluar Lulzim Basha.

Ne jemi kundërshtarë por qoftë, PS qoftë PD, qoftë koalicioni ynë s’kemi vënë kurrë në diskutim përkatësinë në NATO, domosdoshmërinë e integrimit në BE dhe nëse këtu i shohim krizat rreth e rrotull nesh që janë të stimuluara nga faktorë të jashtëm që nuk duan as NATO-n as BE-në, atëherë këtu kemi një problem të madh.

Unë nuk akuzoj PD-në që është bërë mashë e atyre që qëndrojnë prapa krizave të tjera në rajon por nga ana tjetër mund të bëhesh mashë me vetëdije mund të bëhesh pa vetëdije.

Që PD ka një problem me vetëdijen këtë e tregon dhe strategjia dritëshkurtër për të ardhur deri këtu”, deklaroi Rama. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera