Lajme

“Jemi bllokuar”, flet banorja e Pogragjës së Gjilanit pas vërshimeve

Autori: L Abazi 11:38 | 28 May 2021

Pas reshjeve të shiut, doli nga shtrati lumi Sllubicë në Pogragjë, ku shkaktoi shumë dëme për banorët e këtij fshati, shkruan Gazeta inFokus.

Një banore e kësaj ane për Gazetën inFokus ka thënë si pasojë e prishjes së urës kanë mbetur të bllokuar.

Ajo gjithashtu ka thënë se ka më shumë se 30 vite që nuk ka pasur vërshime në këtë anë.

-Advertisement-

“Kemi mbet të bllokuar pasi nuk kemi ka me kalu. Vërshimet kanë prish urën dhe rruga është e pakalueshme. Ka më shumë se 30 vjet që nuk ka pas kështu vërshime e dëme nga uji”, ka thënë M.L për Gazetën inFokus.

Ajo gjithashtu ka shtuar se shiu ka shkaktuar shumë dëme.

Më poshtë gjeni pamje të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.

Pamjet janë nga vendi i ngjarjes gjatë ditës së sotme. /Gazeta inFokus/


Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera