“Jemi bërë për të qeshur me ministrat teknikë”
Autori: Gazeta inFokus 22:14 | 13 August 2017
Dashamir Shehi, kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, por deputet nga listat e PD-së është treguar kritik me mënyrën se si po sippet selia e blu e drejtuar sërish nga Lulzim Basha. Në një intervistë për gazetën “Shekulli” ai shprehet se PD ka 20 vjet që ka vetëm një person. Sipas tij, pas vjeshtës nevojitet një reflektim i thellë ndërsa i duket qesharake ajo që po ndodh me ministrat teknikë.
“Unë kam kohë që i kam thënë, zoti Basha duhet t’i tërheqë se tani nuk ka më kuptim që ata të rrinë. Zgjedhjet mbaruan, ndonjë hata e madhe nuk u bë me ata, ata nuk kanë ndonjë funksion tjetër. Ndaj gjykoj që ka ardhur dita që opozita të ketë duart e lira për të bërë opozitën reale, frontale. Nga kjo pikëpamje mendoj se ministrat teknikë ka kohë që duhet të kishin ikur, që të nesërmen e zgjedhjeve. Unë nuk jam dakord që ministrat teknikë të rrinë. Këtë pozicion kam mbajtur dhe e kam bërë zyrtar. Kjo i bën një dëm të madh opozitës sepse përditë muhabetet bëhen për ministri.
Ne na ngatërrojnë kot në një qeveri që ka qëndruar katër vjet aty. Nuk mund të merremi me muhabetet e këtyre, nuk na leverdisë fare kjo punë. Edhe zoti Basha kështu gjykonte. Një muaj përpara na tha që do të përgatisin një raport dhe do të ikin. Kanë kaluar tre të hëna që nga ai takim deri më sot dhe mesa duket këto ministri do ti mbajnë deri në shtator. Unë nuk jam dakord, nuk më pëlqen.
Nëse ne jemi opozitë nuk kemi nevojë as për ministra, se u bëmë për tu qeshur, ne po bëjmë në një farë mënyre estradën e Edi Ramës. Ai nuk do t’ia di, ai nuk qeverisë më me qeveri por me popullin! Kështu që pse duhen këta ministra, çfarë bëjnë këto?! Kurrgjë! Më e mira është që ata të ikin, ne ti kemi duart e lira dhe të vazhdojmë punën tonë opozitare, siç pretendojmë për të bërë. Unë gjykoj që nuk duhet të kemi ministra teknikë më, që të mesmen e zgjedhjeve, ky ka qenë- mendimi im dhe e kam thënë publikisht. Ata po të duan le ti mbajnë por mbajtja e ministrave nuk i vlen opozitës, i bën dëm” – thotë Shehi./lapsi.al/
Të tjera
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...