Jelek anti-plumb e të qara, çka ndodhi e u tha në seancën ndaj Dardan Krivaqës e Arbër Sejdiut

Autori: Gazeta inFokus
11:42 | 14 July 2022
Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, kanë dalë sot para Gjykatës Themelore në Ferizaj, si të akuzuar për vrasjen dhe dhunimin e 18-vjeçares nga Ferizaj, Marigona Osmanit. Krivaqa u mbrojtë në heshtje, derisa Sejdiu u deklarua i pafajshëm.
Kjo është një përmbledhje të krejt asaj çka ndodhi në seancën e sotme ndaj tyre, ku ishin të pranishëm edhe prindërit e Marigonës.
Nën përcjellje të forcave të shtuara policore janë dërguar në Gjykatën Themelore të Ferizajt, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, të akuzuar për vrasjen dhe dhunimin e Marigona Osmanit.
Krivaqa u pa i veshur me jelek anti-plumb, derisa u dërgua në sallë nga pesë policë.
Kur u erdhi radha të deklarohen lidhur me fajësinë apo pafajësinë, njëri u mbrojtë në heshtje e tjetri u deklarua i pafajshëm.
“S’po thom që jam i pafajshëm, po s’di”, tha fillimisht Krivaqa, e pastaj u mbrojtë në heshtje.
Krivaqa u pa edhe duke qarë gjatë seancës.
E i akuzuari tjetër, Sejdiu u deklarua i pafajshëm për veprat që ngarkohet.
Seancën ndaj Krivaqës dhe Sejdiut e përcjellën deri në fund edhe prindërit e Marigona Osmanit.
Para se të fillonte gjykimi ndaj tyre, aktivistet e “Kolektivit Feminist” u mblodhën para objektit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, ku zhvilluan një aksion.
Ato vendosën në objektin e gjykatës pjesë nga aktakuza ndaj Krivaqës dhe Sejdiut.
Në objekt është vendosur edhe një mbishkrim “Ne nuk harrojmë!”.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Ferizaj në fund të muajit të kaluar ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve të cilët gjenden në paraburgim nga muaji gusht 2021.
Sipas aktakuzës së prokurorisë, me datë 22 Gusht 2021, të pandehurit Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, me dashje dhe në bashkëkryerje e privojnë nga jeta tani të ndjerën Marigona Osmani, me çka në bashkëkryerje kryejnë veprën penale “Vrasja e rëndë”.
Po ashtu, sipas prokurorisë, për të pandehurin Dardan Krivaqa, ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi”.
Ndërsa, i pandehuri Arbër Sejdiu, me dashje i ka ndihmuar të pandehurit Dardan Krivaqa, në kryerjen e veprës penale të dhunimit, me çka kreu veprën penale ndihmë në kryerjen e dhunimit.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur të shpallen fajtorë për veprat penale për të cilat akuzohen dhe të dënohen sipas ligjit.
Në fillim të këtij muaji u publikua edhe dosja e plotë e prokurorisë në rastin e Marigona Osmanit, ku përshkruheshin dëshmitë se si 18-vjeçarja ishte dhunuar e më pas kishte ndërruar jetë.
Nofullën e poshtme të thyer, thyerje të brinjëve, thyerje të unazave të qafës, këputje e palcës së qafës, lëndimet të syve, fytyrës dhe pothuajse në çdo pjesë të trupit, janë ato çfarë janë përshkruar në raportin e autopsisë.
Lëndimet e shumta apo siç thuhet në raport ‘poli trauma’, ka bërë që të vihet deri të vdekja e tanimë të ndjerës.

Të tjera
-
Kërc*ënohet një polic në Lipjan: Iu publikuan foto dhe mesazhe në rrjete sociale
Një zyrtar i Policisë së Kosovës në Lipjan është bërë objekt i kanosjes përme...
-
Pamjet e fundit: Polici ia mbajti gjurin në qafë për afro 50 sekonda Agon Zejnullahut
Pamjet e fundit të publikuara nga një faqe “Rrjeti” dëshmojnë momentet kritik...
-
Sot nis Kampionati Evropian i ESports, Kosova nikoqire
Për herë të parë në histori, Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropia...
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...
-
Mbi 2 mijë e 300 të vde*kur nga vala e të nxehtit në Europë
Rreth 2 mijë e 300 persona humbën jetën për shkak të të nxehtit në 12 qytete ...
-
Kuvendi në tentativën e 44-të për konstituim
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot mblidhen sërish nga ora 11:00, në përpjek...