Sport

Jeison Murillo, afrimi i parë i Barçës për merkato transferin e janarit

Autori: Gazeta inFokus 07:21 | 21 December 2018

Jeison Murillo do të jetë afrimi i parë i Barcelonës për merkaton e dimrit, pasi mbrojtësi kolumbian ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe klubi katalan ka gjetur marrëveshjen me drejtuesit e Valencias.

Ish qendërmbrojtësi i Interit, iu bashkua Valencias në verën e 2017-ës, por duket se nuk ka gjetur hapësirat e duhura te klubi i drejtuar nga Marcelinho, ndaj edhe ishte në kërkim të një tjetër destinacioni.

Në skenë doli menjëherë Barcelona, që po përballet me dëmtime të shumta në këtë repart dhe arriti të bindë si Valencian, ashtu edhe Murillon, për këtë transferim, ndaj tashmë kanë mbetur vetëm formalitetet, që kolumbiani të prezantohet te Barcelona.

-Advertisement-

Formula e transferimit është ajo e huazimit të thjeshtë për 6 muajt e ardhshëm, me opsion blerjeje për shumën e 25 milionë eurove, në verën e ardhshme.

Jeison Murillo iu bashkua Interit në verën e 2015-ës dhe qëndroi për dy sezone në Milano, ku luajti 61 ndeshje dhe shënoi edhe dy gola, ndërsa u largua më pas drejt Valencias.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera