Sport

Jean Todt: Largimi nga F1, në dëm të Ferrarit

Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 27 November 2017

Largimi nga F1 do t’i bënte keq Ferrarit. Kështu është shprehur presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA), Jean Todt. Pak ditë më parë presidenti i skuadrës italiane deklaroi se skuadra do të braktiste kampionatin botëror nëse rregullat janë kundër interesave të Ferrarit.

“Ferrari është markë unike, mes makinave të rrugës dhe atyre të garave, kështu që mendoj se do të ishte shumë e dhimbshme për skuadrën për të mos marrë pjesë në Formula 1”, tha Todt, që ndërkohë më parë ka patur edhe rolin e Drejtorit të Përgjithshëm të skuadrës italiane, kur Schumacher fitonte 5 tituj me Ferrarin.

Deklaratat e presidentit Marchione erdhën pasi FIA dhe poseduesit e të drejtave komerciale “Liberty Media” kanë zbuluar planin e tyre për motorë më ekonomikë, me pjesë të standardizuara, për të zëvendësuar aktualet që do të përdoren deri në vitin 2021.

-Advertisement-

Liberty kërkon të vendosë një ekuilibër më të madh të skuadrave, si dhe një shpërndarje të barabartë të të ardhurave edhe për skuadrat më të reja, kontratë kjo që ndryshon pas vitit 2020. Ferrari që është pjesëmarrëse në botën e F1 prej 70 vjetësh, përfiton një bonus special, pikërisht për statusin e saj historik në kontratën aktuale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera