Rozë

Jean Claude Van Damme “bëhet” shqiptar! (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 20:45 | 08 July 2017

Aktori i njohur hollivudian Jean Claude Van Damme në rolin e tij më të fundit do të jetë shqiptar.

Siç duket të gjithë shqiptarët e kanë idhull Jean Claude Van Damme. Në fillim ishte Bleona Qerreti ajo e cila deklaroi publikisht se kishte patur një lidhje me këtë të fundit duke dhënë edhe detaje nga kimia e tyre në shtrat, por vetëm disa orë më parë ka qenë gazetari Blendi Fevziu ai i cili kishte shkrepur një foto me aktorin e njohur në Nisë të Francës.

Bleona dhe Blendi nuk janë shqiptarët e vetëm të cilët kanë patur fatin ta takojnë nga afër Van Damme.

-Advertisement-

Një shqiptar i cili ishte gjendur në një diskotekë në Romë ka patur fatin ta takonte e të bisedonte me idhullin e fëmijërisë. Aktori shumë i pëlqyer për shqiptarët do të vijë në filmin e fundit në rolin e një shqiptari.

Pershendetje JOQ! Desha te ndaj nje lajm me gjithe shqiptaret sepse ndjehem shume krenar. Para 2 diteve takova Jean Claude Vandamin ne nje diskoteke ne Rome. Beme dhe foto edhe me pyeti nga je… I thashe qe jam shqiptar dhe me perqafoi e me tha ne filmin e fundit qe eshte ne punim e siper do te jem edhe un shqiptar.

Ishte nje ndjenje e pa pershkruar te takosh idhullin e fëmijërisë. Ishte ne prive e un kisha fatin e mire qe kam shokun tim nga Shkodra qe punon si security ne te njejten disco.

I thashë: “Can I have a picture with you? I’m not believing this”.

Ai më pyeti:  “Hi, where are you from”

Unë iu përgjigja: I’m from Albania. Dhe ai qeshi, tha: I can’t believe that, in my last movie I am albanian too.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera