Lajme

“Je blerë nga krimineli i luftës Vuçiq”, “Merreni një avokat se të duhet” – përplasje e ashpër në “X” mes Sanduloviqit dhe Grenellit

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 21 December 2023

Ish-emisari i ShBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, me deklaratat e tij kundër kryeministrit Albin Kurti.

Grenell ditë më parë “u kap” edhe me Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë, ku i reagoi ambasadorit gjerman Jorn Rohde, duke thënë se “gjermanët janë në anën e gabuar të historisë” derisa shtoi se “Albin Kurti ka hedhur poshtë çdo ide që ka hedhur Perëndimi”.

E ndaj kësaj deklarate së fundmi Grenell ka pasur përplasje në “X” me kryetarin e Partisë Republikane të Serbisë, Nikolla Sanduloviq.

-Advertisement-

Sanduloviq i reagoi Grenellit pikërisht për deklaratën e tij të fundit, duke thënë se ai është një mercenar dhe është i blerë nga “krimineli i luftës, Aleksandar Vuçiq”.

“Ju Richard Grenell jeni një mercenar që është në anën e gabuar të historisë dhe vendit tuaj! Ju jeni blerë nga krimineli i luftës Aleksandar Vuçiq që la pas mijëra viktima të pafajshme të kombësisë shqiptare, kroate dhe boshnjake”, shkroi Sanduloviq në “X”.

Pas kësaj erdhi reagimi i Grenellit i cili i tha “Merreni një avokat, do të ju nevojitet”.

Sanduloviq i është përgjigjur sërish Grenellit, duke i thënë se “mezi pres të takohemi në gjykatë”.

“Ooops! Të godita në qendër zemra ime?! Mezi pres takimin tonë në gjykatë ku do të paraqes gjithçka që bëni për shefin tuaj Aleksandar Vuçiq! Vetëm sigurohuni që FBI nuk të arreston më parë”, thuhet në reagimin e Sanduloviq ndaj Grenellit.Telegrafi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera