Rozë

Jay Z e tradhtoi Beyonce-n me Gwyneth Paltrow?

Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 01 August 2018

Sajtet dhe tabloidet e thashethemeve janë ende në kërkim të gruas me të cilën Jay-Z dyshohet se ka pasur një histori dashurie, duke vënë në krizë martesën e saj me Beyonce.

Por për këtë gjë, nuk ka dyshime Amber Rose, e cila në një intervistë zbulon: “Gwyneth Paltrow ishte dashnorja e Jay-Z”. Duhet të jetë pikërisht ajo “Becky me flokë të bukura”, e shënjestruar nga Queen B në këngën, “Më fal”? Por nëpërmjet zëdhënësit të saj, aktorja e mohoi: “Historia është absolutisht absurde dhe 100% false”.

Amber Rose foli për këtë, ndërsa ajo ishte ftuar në “Make Speidi Famous Again” të drejtuar nga Heidi Montag dhe Spencer Prat: “Mendoj se Gwyneth ishte e dashura e e Jay-Z. Në të shkuarën, ajo dhe Beyoncé ishin dy mikesha dhe papritmas nuk i pamë më së bashku”. Në kohën e tradhtisë, Gwyneth sapo ishte ndarë nga ish-burri i saj (Chris Martin).

-Advertisement-

Kritika të shumta ka pasur në rrjetet sociale, ku fjalët e forta kanë polemizuar ndaj aktores fituese të “Oscar”-it, për “Shakespeare in Love”, e cila ka ndërhyrë për të mohuar kategorikisht lajmin: “Historia është krejtësisht absurde dhe 100% false, – tha zëdhënësi i saj, – Gwyneth, Beyoncé dhe Jay-Z janë ende miq të ngushtë dhe asnjë nga këto lajme nuk ka kuptim”.

Në të kaluarën, emrat e treguar nga disa revista për t’i dhënë një fytyrë arratisjes së Jay-Z ishin Rihanna, Rita Ora dhe stilistja Rachel Roy.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera