Lajme

Javën e ardhshme priten bisedime për ndryshime të mundshme në qeveri

Autori: Gazeta inFokus 16:51 | 04 November 2017

Ndonëse u paralajmëruan nga vetë kryeministri Zoran Zaev për ditën e sotme, takimet mes subjekteve politike parlamentare për ndryshimet e mundshme në formacionin qeveritar nuk do të mbahen.

“Nuk kam biseduar me askënd për këto kombinatorika, për hyrje dhe dalje nga Qeveria. Nuk dua t’i komentoj qëndrimet e tyre. Po i ndjek deklaratat e partnerëve tonë të koalicionit qeveritarë, të cilët komentojnë por nuk bisedojnë me mandatorin. Kështu që le të pushojnë këtë javë. Gjatë fundjavës do të t’i shqyrtojmë të gjitha mundësitë”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Këto takime do të mbahen pas fundjavës, përkatësisht ditën e hënën, njofton alsat-m

-Advertisement-

Kryeministri Zaev tha se takimet do të zhvillohen në frymë të zgjerimit të shumicës parlamentare, me të gjithë subjektet dhe deputetët e pavarur që janë të gatshëm të jenë pjesë e shumicës dhe e ndryshimeve të mëdha. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera