Lajme

Javë me borë e temperatura nën zero

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 10 January 2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë parashikimin e motit për pesë ditët në vazhdim (10 – 14 janar 2022).

Sipas njoftimit të IHMK-së, dhjetëditëshi i dytë i muajit janar do të kushtëzohet me kushte të paqëndrueshme meteorologjike. Kjo situatë e motit do të krijohet për shkak të masave të ajrit me presion të ulët atmosferik. Si pasojë e gjithë këtyre proceseve fizike në Troposferë do të krijohen kushte për vranësira të dendura të cilat do t’i takojnë stadit të mesëm dhe të ulët të Troposferës.

“Vranësirat fillimisht do të shoqërohen me riga të dobëta shiu për të rikthyer më tej në reshje mesatare dhe të dendura bore. Nga kushtet klimatike dhe relievit që ka vendi ynë, reshjet nuk do të jenë me intensitet të njëjtë në gjithë territorin. Më të theksuara priten të jenë në pjesën veriore të Dukagjinit dhe viseve të larta malore, mirëpo reshjet e borës nuk do të mungojnë edhe në viset mesatare dhe ato të ulëta”.

-Advertisement-

Sa i përket temperaturave ato do të ulën në dy vlerat ekstreme, por më e ndjeshme në vlerat e minimaleve. “Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të prezencës së elementeve dhe këtyre dukurive meteorologjike. Temperaturat minimale për gjatë këtyre ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet -8 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius”.

“Në viset malore përveç reshjeve të dendura të borës parashihen temperatura më të ulëta për 3-5 gradë Celsius, varësisht nga lartësia mbidetare. Ky mot me këto temperatura do të krijoj ngrica si në viset e ulëta, po ashtu edhe në viset e larta, prandaj u rekomandohet ngasësve të automjeteve të kenë kujdes të shtuar në komunikacion”.

“Prezenca e rrezeve të diellit nga dita e enjte do të krijoj kushte që të krijohet mjegulla e dendur po thuaj në gjithë territorin. Gjithashtu era nga drejtimi i veriut dhe verilindjes e cila do të jetë e lehtë dhe lokalisht e fortë do ta mbajë ketë gjendje termike e cila do t’i gjasojë stinës që jemi”, thuhet në njoftimin për medie të IHMK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera