Sport

Java e shtatë e Superligës, ja kush do të ndajë drejtësinë në derbin Gjilani-Prishtina

Autori: Gazeta inFokus 17:13 | 26 September 2024

Federata e Futbollit të Kosovës ka caktuar gjyqtarët e javës së shtatë të Superligës.

Derbin e kësaj jave që do të zhvillohet mes Gjilanit dhe Prishtinës, FFK-ja gjyqtar kryesor e ka caktuar Dardan Çakën, teksa anësorët do të jenë Arbnor Bullatovci dhe Zgjim Rrahimi.

Në “Zahir Pajaziti”, drejtësinë mes Llapit e Suharekës do ta ndajë Mentor Ajeti, bashkë me anësorët Altin Zhegrovën e Bekim Ramën.

-Advertisement-

Në Klinë, Dukagjini do ta pret Dritën, ku për këtë duel, FFK-ja gjyqtar kryesor e ka caktuar Erdall Zasellën, me dy anësorët Fatulm Berishën e Gzim Mehmetin.

Teksa në Suharekë, aty ku Ballkani e pret Ferizajn, drejtësia në fushë i është besuar Vigan Ibërdemajt, teksa në krahët e tij do të jenë Edmond Zeqiri dhe Alban Ejupi.

Feronikeli do ta pret në Drenas, Malishevën, në ndeshjen ku gjyqtari kryesor është Mervan Bejtullahu, ndërsa dy anësorët do të jenë Granit Hyseni e Kastriot Peci.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera