Lajme

Java e parë e shtatorit me diell dhe vranësira, maksimalja 33 gradë Celsius

Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 01 September 2024

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e parë e shtatorit do të ket mot me diell dhe vranësira.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se minimalja do të jetë 11 gradë Celsius ndërsa maksimalja me 33 gradë Celsius.

Këtu keni motin e plotë për pesë ditët e ardhshme:

-Advertisement-

E hënë- Mot  me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

E martë- Mot me diell dhe pjesërisht vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 -15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi me shpejtësi 1-3m/s.

E mërkurë- Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s.

E enjte- Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura. Vranësirat gjatë ditës mund të sjellin riga shiu me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.

E premte- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara . Vranësitrat në  pjesën e dytë të ditës parashihen të dendësohen duke krijuar kushte që në disa zona të izoluara të ketë riga shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet të ndryshme , me shpejtësi    1-5m/s.

Indeksi UV në gjysmën eparë të javës do të jetë në vlerat  e larta, prandaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të IKSHP.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera