Lajme

Java e Krenarisë, Ambasadori i Suedisë kërkoi miratimin e Kodit Civil dhe strehimore për Komunitetin LGBTIQ+

Autori: Gazeta inFokus 09:24 | 04 June 2024

Java e Krenarisë, Ambasadori i Suedisë kërkoi miratimin e Kodit Civil dhe strehimore për Komunitetin LGBTIQ+.

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka theksuar nevojën për kalimin e Projektkodit Civil, në fjalimin që ka mbajtur dje në hapjen e Javës së Krenarisë.

Westerlund ka theksuar edhe nevojën për strehimore për komunitetin LGBTIQ+.

-Advertisement-

“Dje mbajta fjalën hyrëse në hapjen e “Prishtina Pride 2024”. Theksova nevojën për miratimin e kodit civil, njohjen ligjore të identitetit gjinor dhe nevojën për strehimore për LGBTQ+ në Prishtinë”, thuhet në postimin e tij në platformën X.

Kundër këtij Projektkodi, kanë dalë disa deputetë të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

Java e Krenarisë u dedikohet pjesëtarëve të komunitetit LGBTIQ+. Përgjatë kësaj jave, në shumë vende zhvillohen marshe e protesta, me kërkesën për njohjen e të drejtave ligjore për martesa mes personave të gjinisë së njëjtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera