Lajme

Java e fundit e majit- fillimi i qershorit, PDK-në e gjen me kryetar të ri: Ky është kandidati potencial për të drejtuar këtë parti

Autori: Gazeta inFokus 16:19 | 18 May 2021

Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka paralajmëruar reforma të thella në partinë që tashmë e drejton, para zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe udhëtimit drejt Hagës të kryetarit të saj Kadri Veseli, shkruan Gazeta Blic.Hoxhaj ka thënë se PDK duhet të zgjedh kryetarin e ri, por që edhe Kryesia aktuale duhet të jap dorëheqje.Burime të Gazeta Blic, brenda subjektit më të madh opozitarë kanë thënë se reformat e paralajmëruar nga Enver Hoxhaj, do të nisin shpejt.

“Fundi i këtij muaji apo fillimi i qershorit do ta gjej PDK me kryetar të ri dhe Kryesi të re “, i kanë thënë këto burime Gazetës.Partia Demokratike e Kosovës që nga themelimi i saj ka marrë rezultatin më të dobët në zgjedhjet e 14 shkurtit.Mungesa e liderit të saj Kadri Veseli, ka qenë vetëm njëra nga arsyet e humbjes, kanë dhënë zyrtarë të lartë të kësaj partie.

Me apo pa kryetarin e saj, PDK tashmë ka nisur formimin e një Komisioni që do të merret me organizmin e Konventës së PDK e që nga kjo Konventë do të dalin edhe kryetari i ri por edhe organet drejtuese të partisë, siç është Kryesia e saj.“Për shkak të kohës së shkurtër të zgjedhjeve lokale organizimi i reformave ka nisur -Enver Hoxhaj aktualisht ka besimin më të madh që zyrtarisht të merr drejtimin e PDK”, ka thënë ky burim.Sipas tij, nuk përjashtohen gjasat që mos të ketë as kundër kandidat, por që me procedurë të shpejtë Hoxhaj të marrë “aminin” që ta drejtoj partinë që është më e madhja opozitare në vend.Uran Ismaili është përfolur si emër që mund të jetë kundër kandidat i Enver Hoxhajt, por që i pari sipas këtyre burime nuk do t`i hyj garës për të marr timonin e partisë.

“Urani nuk ka interesim për këtë pozitë. Ai po bëhet gati që të kandidoj për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e vjeshtës”, ka thënë ky burim.Betim Gjoshi anëtar i Kryesisë së PDk ka thënë për gazeta Blic ka konfirmuar reformat në këtë parti.

 

“Krahas kritikës ndaj qeverisë dhe të bërit opozitë, ne jemi fokusuar më shumë në planin e brendshëm të partisë . Ka një kohë të gjatë që në PDK-ë ka diskutime se si të jemi më afër qytetarëve dhe të mbrojmë interesin qytetar . Edhe diskutimi i z.Hoxha dje ka qenë në ketë fryme”, ka thënë ai.“Reformën ne në PDK-ë e kuptojmë si diçka të përhershme dhe të vazhdueshme . Do të marrim disa veprime që në rrugë e sipër që do ti japin PDK-së energji të reja, alternativën e vërtetë qeverisëse në nivel nacional dhe në nivel të qeverisjeve lokale. Ka diskutime brenda PDK-së për një Konventë të re që mund të mbahet para zgjedhjeve lokale, por ende është në fazë të diskutimeve, nuk kemi vendimmarrje të organeve të partisë për kohen kur do të mbahet”, ka shtuar ai.Sipas tij, Enver Hoxhaj dje në deklarimin e tij ka folur për një garë të hapur zgjedhore.“Me siguri që për kohën e shpalljes së kandidaturave dhe kriteret do të marrin vendim organet drejtuese të partisë në pajtim me Statutin e Partisë’, tha ai.

 

Reformat në partinë Demokratike të Kosovës ai i ka lidhur edhe me zgjedhjet lokale të vjeshtës së këtij viti.“PDK-ja është duke punuar që nga viti kaluar që në zgjedhjet lokale kandidatet e saj të jene alternativ dhe fitues ne zgjedhjet lokale. PDK është një parti e të gjithë votuesve të saj, organizatë profesionale e me qartësi ideologjike – një shtëpi për të gjithë. Freskia me njerëz të ri është e mirëseardhur ! Kandidaturat për kryetar komunash dhe kuvende komunale janë shanse shumë të mirë për të vazhduar reformat në kuadër të PDK-së dhe për t’u hapur për kuadro të rinj, për të përforcuar ekipet në nivel lokal”, tha Gjoshi.

 

Këto reforma të shpejta të Partisë Demokratike të Kosovës, vijnë si pasojë e humbjes së thellë të zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit dhe përgatitjet që po bënë kjo parti për zgjedhjet komunale.

Të tjera