Fokus

“Jatex” i Gjakovës me 34 dyqane në Serbi

Autori: Sylejman Sylejmani 16:36 | 23 October 2018

Ndërmarrja shoqërore “Jatex” nga Gjakova është një prej ndërmarrjeve kosovare e cila ka më së shumti pasuri nëpër vendet e Ballkanit.

34 dyqane kjo ndërmarrje e cila dikur kishte emër të madh në vend, i ka nëpër Serbi, Bosnje e Mal të Zi, raporton Gazeta inFokus.

280m² sipërfaqja më e madhe e njërit prej lokaleve të kësaj ndërmarrje. Ky lokal ndodhet në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës.

-Advertisement-

E lokali me sipërfaqen më të vogël është ai në Caplina të Bosnjes, me 28m².

Më herët është raportuar se në vitin 2010 disa prej lokaleve të “Jatex-it” janë privatizuar nga Agjencia e Privatizimit të Serbisë.

Pjesë tjetër e këtyre lokaleve janë të uzurpuara dhe përdoren nga persona të ndryshëm në mënyrë joligjore.

Kjo ndërmarrje në vitin 1947 kishte 1888 punëtorë, kurse më 2010 ajo numëronte vetëm 70 punëtorë.

“Jatex” merrej me prodhim të tekstileve të ndryshme, të cilat më pas shiteshin nëpër dyqanet e saj nëpër ish-Jugosllavi./Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera