Lifestyle

Jashtëtokësorët ekzistojnë, e thotë astronautja e parë britanike

Autori: Gazeta inFokus 16:35 | 16 January 2020

Dr. Helen Sharman u bë një hero kombëtar, kur në moshën 27 vjeç, ajo u bë britanikja e parë që udhëtoi në hapësirë, duke iu përgjigjur një reklame pune që ajo dëgjoi në radio, derisa po kthehej nga puna për në shtëpi.

Dr. Sharman ishte një kimiste 27 vjeçare kur vizitoi stacionin hapësinor Mir të Rusisë në maj të 1991, shkruan Gazeta inFokus

Ajo aplikoi dhe u zgjodh, duke mundur më shumë se 13,000 aplikantë të tjerë, pasi dëgjoi një thirrje për astronautë të mundshëm në radio, derisa po udhëtonte me makinë nga puna në shtëpi.

-Advertisement-

Pothuajse 30 vjet nga arritja e saj historike, heroi kombëtar i lindur në Sheffield tha se prania e jashtëtokësorëve është duke ndodhur para hundëve tona.

Dr. Helen Sharman, 56 vjeç, i tha Revistës Observer: “Të huajt ekzistojnë, nuk ka dyshim për këtë”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera