Lajme

Jashtë listës së PDK-së mbetën 3 deputetë të Dukagjinit që morën mbi 33 mijë vota/FOTO

Autori: Gazeta inFokus 12:29 | 23 May 2017

Pas koalicionit me AAK-në dhe Nismën, Partia Demokratike ka lënë emra të rëndësishëm jashtë listës së saj.

Ish-deputetët e Partisë Demokratike nga rajoni i Dukagjinit, Adem Grabovci, Agim Çeku dhe Besim Beqaj këtë herë nuk janë në listën e kandidatëve për deputetë, raporton lajmi.net.

Në zgjedhjet e kaluara këta emra kishin një numër të madh të votave.

-Advertisement-

Adem Grabovci kishte marrë 11 mijë e 962 vota, Agim Çeku 10 mijë e 804 ndërsa Besim Beqaj 10 mijë e 499 vota.

Të tre bashkë kishin gjithsej 33 mijë e 265 vota.

Grabovci dhe Beqaj  kanë deklaruar se nuk kanë dashur të jenë kandidatë, ndërsa Çeku është arsyetuar duke thënë se nuk ka pasur vend në listën e përbërë nga koalicioni PDK-AAK-Nisma./Lajmi.net/

Adem Grabovci

Adem Grabovci: 11 mijë e 962 vota

Agim Çeku

Agim Çeku: 10 mijë e 804 vota

Besim Beqaj

Besim Beqaj: 10 mijë e 499 vota

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy