Lajme

Jashari: T’ua japim vendin meritor atyre që kontribuuan për liri

Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 06 July 2017

Kryetari i Shoqatës së familjarëve të dëshmorëve, Xhavit Jashari tha sot se duhet të angazhohemi që t’iu japim vendin meritor atyre që kontribuuan për lirinë që ne sot gëzojmë.

Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me familjarët e dëshmorëve, ku janë ndarë certifikata për dëshmorët e kombit që ranë në fushën e nderit për lirinë e Kosovës.

Në këtë takim që u mbajt në Institutin Albanologjik të Prishtinës, u tha se më në fund kanë arritur që dëshmorët e periudhave të ndryshme të hyjnë në listën e dëshmorëve.

-Advertisement-

“Ata janë të barabartë me neve dhe me historinë”, tha Jashari.

Ai po ashtu tha se familjarët e dëshmorëve duhet t’i drejtohen qeverisë për të aplikuar për benefitet që u takojnë.

Certifikata u ndanë për familjarët e dëshmorëve nga komuna e Prizrenit, Mitrovicës, Klinës, Gjakovës dhe disa nga ta janë Ali Berisha, Jetullah Desku, Mustafë Pantina, Arif Krasniqi, Erdogan Mormorin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera