Fokus

Jashari tregon a do të nisë mësimi të hënën

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 08 January 2019

Përfaqësuesi Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë Rrahman Jashari ka treguar se mbajtja apo jo e grevës së SBASHK-ut me datë 14 janar do të vendoset të enjten nga Këshilli Drejtues i SBASHK-ut.

“Të enjten jam i autorizuar ta thërras Këshillin ku përfaqësohen çerdhet, arsimi fillor, i mesëm dhe Universiteti dhe të raportoj për të gjitha aktivitetet e kësaj jave dhe ofertat eventuale të Qeverisë dhe atyre iu mbetet të vendosin. Tash për tash atmosfera e mësimdhënësve është që të shkojmë në grevë nëse situata mbetet ë tillë siç është tani. Nëse situata ndryshon me argumente atëherë Këshilli drejtues do ta vlerësoj gjendjen të enjten” tha Jashari për gazetën inFokus.

Jashari tregoi se të martën gjatë takimit Kryeministri ka shprehur gatishmërinë që të angazhohet në ndryshimin e koeficienteve, por gjithçka varet nga oferta konkrete që do të marr SBASHK-u gjatë kësaj jave në takimin tjetër me përfaqësuesit e Qeverisë.

-Advertisement-

“Bashkë me koordinatorin nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri me Ministrin Shyqiri Bytyqi dhe me Komisionin Parlamentar për Administratë në përpjekje të përbashkëta për ndryshim të koeficienteve. Është një diskonim i kryeministrit dhe i ministrit që bashkërisht të punojmë për këto ndryshime, por kjo do të shihet gjatë kësaj jave” u shpreh Jashari.

Ndërkaq Kryeministri Haradinaj gjatë takimit theksoi se rritja e buxhetit për arsim këtë vit është dëshmi se shqetësimet e punëtoreve po dëgjohen.

“Me rritjen e buxhetit për arsim në 12 për qind se sa viti i kaluar, ne po dëshmojmë se jemi për cilësi dhe arsim të merituar dhe shqetësimet e të gjithëve tashmë kanë adresë”, ka theksuar kryeministri Haradinaj në takimin e sotëm me përfaqësues të SBASHK-ut. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera