Jashari: Te hetohen Kurti dhe Qeveria, të deklarohet se për kë punon
Autori: Gazeta inFokus 19:03 | 17 January 2023
Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari ka komentuar deklarimet e kryeministrit Kurti, i cili Oliver Ivanoviqin të martën e quajti njeri që ka punuar për interesat e komunitetit të tij dhe porositi që të ruhej kujtimi për të.
Jashari këtë deklarim e ka quajtur pafytyrësi, pasi sipas tij, Kurti në këtë formë e ka shpallur hero politikanin serb.
“Kjo është pafytyrësia e radhës e kryeministrit Albin Kurti. Në vend se të kërkojë në përputhje me Kushtetutën, në vend se të kërkojë te instancat ndërkombëtare gjithë ato që ka bërë Serbia, ky kryeministër mendoj se e ka gabim dhe është një qeveri e mjerë përderisa vjen deri në këtë nivel që një kriminel të luftës në njëfarë forme ta shpallë hero”, ka thënë Jashari në emisionin ”Ditari” në Tëvë 1.
Ai ka pyetur se si do të ndjehen veten pas këtyre deklarimeve anëtarët e Vetëvendosjes që kanë marrë pjesë në luftë .
“Unë do t’i pyesja të gjithë ata që qëndrojnë në politikën e ditës, të gjithë ata që qëndrojnë në institucione në përgjithësi dhe ata që qëndrojnë afër kësaj qeverie, më vjen keq që ka shumë persona në këtë qeveri ka shumë njerëz që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm duke qenë pjesë e rëndësishme e luftës së lavdishme të UÇK-së, si do ta ndjenin veten në këtë moment ata”, ka shtuar Jashari.
Në fund ai ka bërë thirrje që të hetohet kryeministri pas këtyre deklaratave.
“Mendoj që edhe këto institucione, edhe shoqëria civile duhet të reagojnë por mbi të gjitha institucionet e vendit duhet ta hetojnë këtë kryeministër. Mendoj se kjo Qeveri do të duhej të deklarohej se për kë punon dhe mendoj se ajo nuk do të duhej të nxirrte këso deklarata në këtë kohë e në këtë moment dhe mjerisht të shkel mbi gjakun e dëshmorëve, t’i lëndojë gjymtyrët e invalidëve dhe krejt veprimtarinë që e kanë bo”, ka vazhduar Jashari.
“Veprimtaria e mëhershme e tij [Oliver Ivanoviqit] e ka dëshmuar që ka qenë një kriminel që ka punuar për të larguar, dëbuar, vrarë dhe shfarosur shqiptarët”, përfundoi Jashari.
Të tjera
-
Shtyhet seanca për vrạsjen e Liridona Ademit, kjo është arsyeja
Ende pa nisur është shtyer seanca e parë që po pritej të mbahej sot për vrasj...
-
IPK tregon shkakun e aksidentit në Skenderaj ku mbetën të vdẹkur tre persona
Aksidenti që rezultoi me tre të vdekur në fshatin Çubrel në magjistralen Mitr...
-
Nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve për vrạsjen e Liridona Ademajt
Ka nisur seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Sot në...
-
Edhe Plava e Kokalla sillen të prangosur para gjykatës
Të akuzuarit tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt, Granit Plava dhe Kushtrim ...
-
Arrestohet në Kolumbi një 33-vjeçar nga Tropoja
Në qytetin e Kartagjenës, në Kolumbi, është arrestuar një 33-vjeçar nga Tropo...
-
Muharremi: Donika Gërvalla është basti më i rrezikshëm i Albin Kurtit në këto zgjedhje
Analisti, Shenoll Muharremi ka thënë se kalkulimi më i rrezikshëm i kryeminis...
-
Kelmendi i reagon Gërvallës: Flet me “argumente” të Serbisë
Gazetari Adriatik Kelmendi i ka reaguar ministres Gërvalla pas deklaratës se ...
-
Xhemaili për Gërvallën: Heroina e Sava Janjiqit
Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit kandidat për de...
-
40 aksidente për 24 orë, një me fatalitet e 15 me të lënduar
40 aksidente kanë ndodhur gjatë orëve në Kosovë. Kështu njoftoi policia në...
-
Zhduket një person në Prizren
Një person është raportuar i zhdukur që nga data 23 janar në Prizren. Sipa...
-
Momenti kur Naim Murseli sillet në seancën e parë për vrạsjen e Liridona Ademit (PAMJE)
Naim Murseli është sjell përballë gjykatës në seancën e parë për vrasjen e Li...
-
Ganimete Musliu pas takimeve me qytetar: Ju falenderoj nga zemra
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, ka...