Lajme

Jashari sërish kundër Nagavcit: Prindërit dhe SBASHK-u vendosin për zëvendësimin e orëve të humbura jo MASHT-i

Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 13 October 2022

Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës, ka mbajtur sot një konferencë të jashtëzakonshme për mediat ku u diskutuan për çështjet në arsim, shkruan Gazeta Infokus.

Njëra ndër to ishte edhe kompenzimi i orëve  e ku kryetari i kësaj sindikatës, Rrahman Jashari tha se prindërit duhet të jenë të parët që duhet të pyetën për zëvendësimin e orëve pasi që pa fëmijët, mësimdhënësit nuk kanë se çfarë të bëjnë në shkollë.

“Prindërit pyeten për fëmijët e tyre dhe nëse fëmijët nuk shkojnë në shkollë kot është edhe angazhimi i Nagavcit edhe i të tjerëve sepse në shkollë mund  të qëndrojnë kot pa nxënës pastaj secila palë duhet të pajtohen, dhe më mirë  kjo kompetencë të iu lihet komunave prindërve e SBASHK-u dhe në fund të fundit mësuesve dhe mësimdhënësve”, deklaroi Jasharaj në këtë konferencë.

-Advertisement-

Tutje ai shtoi se ende nuk kanë komunikuar me kryesin dhe kryetart pasi që duhet të kenë një takim të përbashkët me Drejtoritë e Komunave të Arsimit, me prindërit dhe të shohins e si do të bëhet kompenzimi i orëve.

“Përbes këtë ide të ju them të vërtetën as ame kryesin as me kryetarët nuk e kemi debatuar pasi që ne po presim që të lidhemi të takohemi dhe të kemi një ide së bashku me Asociacionin e Komunave DKA, prindërit dhe të shohim çka tutje pastaj nëse vijmë deri tek një përfundim do të japim deklarata për mediat cili do të ishte qëndrimi i anëtarësisë aju se çfarë e thatë ju është e saktë që edhe me ligjin e punëve edhe me kontratë kolektive të arsimit, pesë ditë janë pune në sistemin arsimor, cdo ditë pavarësisht arsyeve pse ndodh angazhimi i personelit arsimor i çerdheve  i administratës në Universitet, ligji e thotë çartë që pagesa për ditët e vikendeve për çfarëdo arsye nuk paguhen si ditët e rregullt por paguhet një shumë tjetër mdoket një e gjysma, vlera e një mëditje plus një gjysmë por ne nuk mund të kemi diçka për ketë sepse nuk e kemi diskutuar, sepse jemi të shokuar me vendimin e njëanshëm të ministres duke e shkelur kontratën dhe pikërisht  e nxori këtë vendim në ditën kur u tha se nuk do të kemi paga qeveria jau ngjiti këtë emër avans por ato me të vërtete ne ato i konsiderojmë paga, por kur është puna tek zëvendësimi i orëve duhet të pajtohen dy palët”, shtoi Jasharaj.

Ndryshe greva e mbajtur në arsim është ndërprerë me 3 tetor duke e mundësuar fillimin e  procesit mësimor./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera