Jashari: S’e kemi kundërshtuar Ligjin e Pagave – Presim që vlera e koeficientit të ngritet, të mos kthehemi në greva
Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 01 March 2023
Ndonëse nuk janë të kënaqur në tërësi me Ligjin e Pagave, punëtorët e arsimit të martën i morën me rritje pagat e muajit shkurt.
Për këtë, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës (SBASHK), Rrahman Jashari, ka thënë se rritja e pagës ka shkuar në 100 euro, teksa shpreson që e njëjta të ngritët në vitet e ardhshme.
Krahas kësaj, Jashari ka thënë se nuk do t’i drejtohen Avokatit të Popullit për këtë Ligj, pasi konsiderojnë se “më mirë një ligj i tillë sesa greva”.
Ai ka pasur kritika në adresë të Ministrisë së Arsimit, pasi të njëjtit nuk i kanë përfill kërkesat e tyre.
“T’u them të vërtetën me kureshtje e kemi prit ditën e djeshme dhe Qeveria deri në orët e vona të pasdites nuk ka bërë procesimin e pagave. Nuk e kemi ditë a do të dalin me të kaluarën apo me Ligjin e Pagave. Nga informacionet e para që i kemi, paga e shkurtit shënon fillimin e implementimit të Ligjit të Pagave. Ne gjithmonë kemi pas angazhime për një vlerë 120 euro, por ja që Qeveria pa na pyetur fare e as të tjerët, vendosi 105 euro. Fati që në kohët kur kemi pas marrëdhënie të mira me MAShTI-n, e kemi arrit që bashkërisht të punojmë një version që më pastaj këta të fundit e kanë shtyrë dhe fati që kemi pas koeficient që na kanë siguruar një pozitë pak më të mirë në Ligj, edhe kjo vlera 105 euro shënon një rritje”, u shpreh Jashari, për EO.
I pyetur se a janë të kënaqur me këtë rritje, Jasharaj deklaroi të kundërtën.
Thotë se kanë pritur një vlerë tjetër.
“Mesatarja në arsimin parauniversitar sillet rreth 100 euro. Përveç pagës, një ngritje është edhe në emër të viteve të shërbimit që është deri në 15 vjet 0.25 dhe më shumë se 15 vjet, vlerësohet me 0.50. Pra kemi një ngritje dikund mesatarisht 100 euro. A jemi të kënaqur, përgjigja është jo, pra kemi pritur më shumë e aq më shumë se ka vite që nuk janë bërë ngritje pagash, mirëpo në situatën në të cilën jemi, nuk kemi bërë reagime te Avokati i Popullit, duke konsideruar se më mirë të kemi një ligj që me shpresë se vlera do të ngritët, sesa mos të kemi fare ligj e të kthehemi në situatën e grevave e protesta. Pra nuk kemi dashtë të kthehemi në pikën zero”, u shpreh Jashari.
Të tjera
-
Ambasadori italian në Serbi: Asociacioni është kusht për pranimin e Kosovës në KiE
Ambasadori i Italisë në Serbi, Luca Gori, ka theksuar se formimi i Asociacion...
-
Në Pagarushë zbulohet lapidari për dëshmorët dhe të rënët e fshatit
Ditën e së dielës, në fshatin Pagarushë u bë zbulimi i lapidarit, përkatësish...
-
Tahiri: Kurti nuk heqë dorë nga privilegjet dhe xhipat e zi
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri...
-
Fluks automjetesh te Dheu i Bardhë
Fluks automjetesh është parë të dielën në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Nd...
-
Voton Ardita Sinani: Dilni të votoni, sot vendoset për 4 vitet që i kemi përpara
Kandidatja për kryetare të Preshevës, Ardita Sinani, ka shfrytëzuar të drejtë...
-
Kurti në Stamboll takoi afaristë shqiptarë që veprojnë në Turqi, i fton të investojnë në Kosovë
Gjatë qëndrimit në Turqi, përkatësisht në Stamboll, Kryeministri i Republikës...
-
Arifi: Qytetarët të dalin në zgjedhje dhe ta votojnë më të mirin
Kryetari aktual i Komunës së Bujanocit, kryetari i Partisë Demokratike, Nagip...
-
Mbi 2 milionë kosovarë vizituan Selanikun pas liberalizimit të vizave
Pas liberalizimit të vizave në Kosovë, numri i turistëve që kanë vizituar qyt...
-
Niset grupi i parë i besimtarëve për në Haxh
Sot është nisur një grup prej 215 besimtarëve islam drejt vendeve të shenjta ...
-
Deputeti i VV-së: Në zgjedhjet e radhës Vetëvendosja dhe GUXO do të thyejnë rekordin e votave
Nga mazhoranca po thonë se ‘përplasja’ e Konjufcës dhe Osmanit do t’i kontrib...
-
Pamje nga aksioni ku u konfiskuan 33 kilogramë ari
Shtatë argjendari janë kontrolluar gjatë ditës së djeshme në rajonin e Gjilan...
-
Vdes ish-ushtari i UÇK-së nga Drenasi, ishte plagosur në Pashtrik gjatë kalimit të kufirit me Shqipërinë
Ka ndërruar jetë, ish-ushtari i UÇK-së, Milazim Syla nga fshati Kishnarekë e...