Lajme

Jashari priti kontingjentin e FSK-së nga Operacioni “INTERFLEX”

Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 25 July 2024

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral lejtnant Bashkim Jashari, me rastin e përfundimit me sukses të rotacionit të Operacionit INTERFLEX, të realizuar në Mbretërinë e Bashkuar, priti kontingjentin e FSK-së, i cili ka përfunduar misionin.

KOMFSK falënderoi kontingjentin për profesionalizmin, përkushtimin dhe angazhimin gjatë shërbimit në këtë mision.

Jashari potencoi që ky kontingjent ka përfaqësuar Republikën e Kosovës në mënyrën më të mirë të mundur dhe si rezultat po vazhdohet edhe me kontingjente të tjera.

-Advertisement-

Në fund, KOMFSK ndau mirënjohje për kontingjentin për performancë të dalluar.

“Operacioni INTERFLEX është operacion shumëkombësh me qëllim të përgatitjes dhe aftësimit të ushtrisë ukrainase në luftën e tyre për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial ndaj agresionit rus”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera