Jashari paralajmëron Qeverinë Kurti: Nëse nuk na përfillni deri në këtë ditë, shkojmë në grevë të përgjithshme
Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 29 March 2022
Kryetari i SBASHK, Rrahman Jashari, ka paralajmërua qeverinë e Kosovës se nëse nuk ka asgjë konkrete për Ligjin për Paga deri të premten nuk përjashtohet greva e përgjithshme.
Jashari tha se deri tani kanë pritur që të kenë takim me përfaqësues të Qeverisë, por pa ndonjë rezultat. Madje ai shton se kanë dërguar letër edhe presidentes Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca.
“Ne kemi pritur që në fund të marsit do të jepet në publik versioni i parë i Ligjit të Pagave dhe në mars do të ketë hapësirë që qeveria të hap dialogë me SBAShK-u dhe sindikata tjera, por deri tani nuk ka ndodh kjo gjë. Ne i kemi dërguar letër zonjës Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarit me kërkesën që ata të ndërmjetësojnë që të ketë dialog gjatë javës së ardhshme” , tha ai.
“Çfarë i kushton Kurtit të i thotë ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit që takohet me përfaqësuesit e arsimit. Nëse na përjashtojnë si sindikatë atëherë përgjegjësia bie mbi qeverinë Kurtin”, tha Jashari
“Deri të premten nëse nuk kemi asgjë konkrete, atëherë do ketë veprim sindikal, ku nuk përjashtohet as greva e përgjithshme”, tha Jashari në RTK.
Jashari ka thënë se SBASHK do të zhvilloj kongresin e saj zgjedhor me 2 prill, ku edhe do vendoset nga delegatët si të veprohet dhe se kjo varet se si do të veprojë qeveria Kurti, nëse do të na përfillin ose jo dhe nëse do i marrin para sysh kërkesat tona rreth Ligjit të Pagave.
“Kërkesa jonë është që tërë sistemi arsimor të ketë vend meritor në këtë ligj dhe për shkak të ngritjes shumë të madhe të artikujve elementar të jetës derisa nuk bëhet ligji marrëveshje me sindikatat, Qeveria të intervenoi me nga 100 euro për të gjithë të punësuarit në sektorin e arsimit”, tha ai.
Ai ka theksuar se nëse do të ketë grevë e siç po duket jemi në atë rrugë, ditët e grevës nuk zëvendësohen./RTK
Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Gjatë natës sonte në disa zona të Kosovës nganjëherë priten intervale të ...
-
Një i lënduar nga aksidenti tek Liqeni i Badocit, e përfshirë një veturë
Një person është lënduar nga aksidenti që ka ndodhur në rrugën që kalona ...
-
Letra rrëqethëse e mërgimtarit i cili vendosi të kthehet në Kosovë
“Kosovë tanimë është koha të të kthejë gjithqka çfarë më ke dhënë, ti je toka...
-
Aksident tek Liqeni i Badovcit, dyshohet se ka rënë një veturë
Një aksident i rëndë dyshohet se ka ndodhur në rrugën përreth Liqenit të ...
-
Ankesa për tarifat, Termokos: Nuk ka ngritje të çmimit për ngrohje
Shqetësimet dhe pretendimet se çmimi i faturave për ngrohje nga Termokosi për...
-
“Patentë shoferi për 1000 Euro”, skandali i shitjes së tyre nga zyrtarët shtetërorë
Një zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës, me inicialet A.T., po dyshohet se...
-
Bedri Hamza uron Festën e Krishtlindjes: Shumë lumturi në këto Krishtlindje dhe gjithmonë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në pri...
-
Osmani uron Krishtlindjet: Të kujdesemi për ata që presin ndihmën tonë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Krishtlindjet. ...
-
Gjysmë orë është pritja për të hyrë në Kosovë te Dheu i Bardhë
Automjeteve që hyjnë në Kosovë përmes pikëkalimit kufitar te Dheu i Bardh...
-
Krasniqi uron Krishtlindjet: Uroj që shtëpitë tuaja të mbushen me gëzim, zemrat me paqe dhe ëndrrat me shpresë e besim
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, uruar krishtlindje...
-
Rrëqeth Vlora Dumoshi me lot në sy tregon se çfarë tha babai i saj para se të ndërronte jetë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Vlora Dumoshi, ka rrëfyer si asnjë...
-
Falja e të burgosurve nga Presidentja, SHKK dërgon 94 kërkesa
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar se deri më 13 dhjetor janë d...