Jashari: Në fillimin e javës tjetër do të nënshkruhet kontrata
Autori: Leoreta Abazi 16:41 | 14 January 2021
Pagesat shtesë ndaj sektorit të mantel bardhëve dhe sektorit të sigurisë në luftën kundër pandemisë Covid-19, ka shtyrë Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të bëjë kërkesa të reja për institucionet.
Kërkesë e tyre është shpërblimi prej 100 euro për mësimdhënësit dhe nënshkrimi i kontratës kolektive për këtë sektor.
Rrahman Jashari që drejton këtë sindikatë ka treguar për kërkesat e tyre ndaj Qeverisë.
“Ne nuk kemi ngritur kërkesë pasi kemi punuar nga 13 marsi i vitit të kaluar, pasi kemi punuar online s’kemi pas kërkesa të tilla. Por me të vazhduar procesi mësimor në shkolla edhe MASHT edhe Qeveria e din që kemi një numër mjaftë të madh të të prekurve me Covid dhe pasi që shihet një rrezikshmëri e vazhdueshme për të prekur kolegët tanë edhe nxënësit me të drejtë kemi kërkuar që të votohet edhe për ne sikur për mantel bardhët dhe policinë e nderuar të Kosovës”, ka thënë Jashari.
Jashari ka bërë të ditur se i është dhënë kohë Qeverisë që të marrin vendimin për realizimin e kërkesave.
“Dje këshilli drejtues i dha edhe pak kohë dialogut duke shpresuar nga deklaratat se në këtë jave do i analizojnë këto çështje, mirëpo këshilli drejtues e ka lënë të hapur opsionin e grevës”.
Jashari është shprehur se kanë besim të madh në ministrin Likaj dhe presin realizimin e kërkesave.
“Kemi pas një bashkëpunim vërtetë të sinqertë dhe atmosferë të bashkëpunimit dhe besoj në deklaratat e tij. Ai edhe në komunikimin me ne ka thënë se është duke analizuar për vazhdën e kontratës dhe ne presim me të drejtë se në fillim të javës së ardhshme të nënshkruhet kontrata dhe kjo do të ishte moment dhe lajmi i mirë dhe do ta relaksonte situatën në procesin mësimor. Ne jemi shume të sigurte dhe besojmë në vullnetin e ministrit”, është shprehur ai.
Ndërsa për Gazetën inFokus ka treguar se në fillimin e javës tjetër do të nënshkruhet edhe kontrata.
“Presim që në fillim të javës së ardhshme të nënshkruhet kontrata dhe kjo do të ishte moment dhe lajm i mirë dhe do ta relaksonte situatën në procesin mësimor. Mirëpo presim me të drejtë që Kryeministri Hoti të gjejë kohë sepse i kemi dërguar letër dhe të ulemi të bisedojmë ti shikojmë cilat janë mundësitë buxhetore të Kosovës për ta ndihmuar arsimin”, ka përfunduar Jashari. /Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Behgjet Pacolli me slogan ndryshe nga LDK-ja, zbulon logon!
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka publikuar një slogan ndryshe nga ai i ...
-
Daut Haradinaj: Luginasve nëse jo me ligj, presidenti i ardhshëm do t’ua jep shtetësinë me dekret
Ish shefi i grupit parlamentar nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Ko...
-
Bllokohet rruga Kamenicë-Strezoc
Është mbyllur rruga në drejtimin e Kamenicë-Strezoc në fshatin Hajnoc. Minist...
-
RrGK u bën thirrje partive politike të përmbahen nga gjuha kërcënuese dhe ofenduese
Rrjeti i Grave të Kosovës ka bërë thirrje që procesi zgjedhor të jetë brenda ...
-
Reagon Behgjet Pacolli pas lajmit se do t’i blejë 100 mijë vaksina
Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli ka demantuar një lajm të rremë lidhur me b...
-
Fillojnë inspektimet në Vushtrri e Mitrovicë pas vërshimeve të borës e shiut
Nga KRU “Prishtina” kanë bërë të ditur se që në orët e hershme të mëngjesit t...
-
Vërshimet në Klinë, uji futet nëpër shtëpi!
Si pasojë e vërshimeve, shumë shtëpitë në Klinë janë dëmtuar. Indeksonline...
-
Kjo është gjendja e rrugëve në Kosovë
Ministria e Infrastrukturës njofton se për shkak të borës rrugët e Kosovës ja...
-
Valbon Krasniqi hyn në garë për drejtor të SHSKUK-së
Shërbimi Spitalor dhe Klinikë Universitar i Kosovës ka publikuar listën me em...
-
Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Salih Mustafës, sheh rrezik që ai të arratiset
Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Speciale, Nicolas Guillou ka ven...
-
Hoti angazhohet për financimin e rregullt të shoqatave që ofrojnë shërbime publike
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti priti sot në ta...
-
Xi Jinping paralajmëron “luftë të ftohtë” me SHBA-në, nëse vijohet politika e Trump
Presidenti i Kinës, Xi Jinping , ka paralajmëruar Joe Bidenin, se ai rrezikon...