Fokus

Jashari: Marrëveshja për paga, nuk e ka arritë misionin e vetë në tërësi

Autori: Gazeta inFokus 11:46 | 08 February 2019

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jashari, për gazetën inFokus, është shprehur se nëse Presidenti vendit Hashim Thaçi e kthen ligjin për paga në Kuvend, nuk do të ketë asnjë reagim kundër nga sindikata në fjalë, për shkak se, sic shprehet ai, marrëveshja e arritur për nivelizimin e pagave, nuk e ka arritë misionin në tërësi.

“Ne nuk i kemi dërguar letër Presidentit pasi që kemi arritë një marrëveshje mirëpo potencialisht në rastë se Presidenti vendos që ta kthej ligjin në paga, ne nuk do të reagojmë kundër për shkak se, në sektorin arsimor, janë shpreh shumë paknaqësi në nivelizimin e koficientit”, tha Jashari.

Ai, theksoi se janë disa kategori në sektorin arsimor që ka ndryshim shumë të vogël të koficientit dhe si rrjedhoj, janë shpreh paknaqësi në adresën e sindikatës.

-Advertisement-

“Edhe pse, kemi arritur një marrëveshje, konsideroj që ligji i pagave nuk e ka arritë misionin e vet në tërësi, prandaj nuk do të ketë asnjë reagim kundër, madje, do të jemi pro në rast se Presidenti e kthen ligjin”, tha ai.

Ndryshe, sot është bërë e ditur se Zyra e Presidentit ka pranuar shumë ankesa dhe shqetësime nga sindikata e shoqata të ndryshme, të cilat vlerësojnë se me këtë ligj u është bërë e padrejtë.

Mundësinë e rikthimit në Kuvendin e Kosovës të Ligjit për Pagat e ka konfirmuar përmes telefonit edhe vetë këshilltari politik i presidentit Thaçi, Ardian Arifaj.

“Për shkak të ankesave të pranuara, kërkesave të sindikatave dhe të shoqatave profesionale, të OJQ-ve, por edhe të shoqatave të veteranëve, presidenti po e shqyrton seriozisht mundësinë që të mos e ratifikojë Ligjin për Pagat dhe t’ia kthej Kuvendit për rishqyrtim”, ka thënë Arifaj.

Përveç tjerësh, kundër projektligjit të ri për pagat kanë reaguar edhe Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës, Sindikata e Administratës Publike të Kosovës, “Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu Sh.A.” – KOSTT, Sindikata e Pavarur e Judikaturës së Kosovës, Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror dhe të tjera./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera