Lajme

Jashari: Komandantët kanë përgjegjësi penale për listat e veteranëve, ata kanë nënshkruar aplikacionet

Autori: Gazeta inFokus 19:32 | 18 August 2018

Ish përfaqësuesi i organizatave të dala nga lufta, Xhavit Jashari aktakuzën që prokurori Elez Blakaj ngriti ndaj 11 të dyshuarve për fryrje të listave të veteranëve, ku përmendet edhe vetë Jashari, e quan lojë. Ndërsa tërë përgjegjësinë po e hedh te komandantët e zonave operative dhe vartësve të tyre.

Jashari ka thënë se ai nuk është marrë fare me verifikimin e veteranëve, por vetëm se ka qenë anëtar i komisionit. Deklaron se verifikimin e veteranëve e kanë bërë komandantët e zonave dhe vartësit e tyre.

Thotë se nëse ndonjëri nga komandantët e ka nënshkruar ndonjë dokument të tillë, atëherë do të pasojnë edhe masat ndëshkuese.

-Advertisement-

“Verifikimin e kanë krye komandantët e zonave me vartësit e tij. Ne i kemi ba rregulloret e punës sipas ligjit, po nëse ka raste të tilla ndonjë aplikacion, atëherë përgjegjës është komandanti që e ka nënshkru. Nëse ndonjëri prej komandantëve e ka nënshkruar ndonjë dokument të tillë , dhe faktohet që ai nuk ka qenë atëherë parashihen edhe masat ndëshkuese me ligj”, tha Jashari për Gazetën Express.

Ai shton se Prokurori Blakaj do të duhej ta dërgonte këtë punë deri në fund dhe nëse diqka e tillë është e vërtetë, ai është i gatshëm të marrë përgjegjësinë.

“Ajo qka mundem me të thanë është se po më duket njëfarë loje që nuk po e di nga kush po vjen, por megjithatë, ai që është marrë me ato dokumentacione, prokurori është dashtë të jetë këtu dhe ta dërgoj këtë punë deri në fund pasi edhe unë jam interesum me dërgu deri në fund këtë punë, pasi që nëse në realitet ka diqka të tillë qka po thuhet se është rrit numri, edhe Xhavit Jashari duhet me dhanë përgjegjësi”, ka thënë Jashari.

Ai e pranon se është ftuar nga Prokurori për intervistim dhe ka treguar se nuk kanë pasur ndonjë ankesë për këtë çështje.

“Nuk e di se pse është vendos emri im aty. Ai mund të vendoset që kam qenë si anëtar i komsisionit, por nuk kam verfiku veteran unë. Po jam thirrë. Unë e kam spjegu se si ka shku procedura, e na si Komision qendror kemi spjegu se nuk ka pasur asnjë ankesë se dikujt i është ba e padrejtë”, tha ai.

E debatin po bëhet lidhur me listat e veteranëve, për Jasharin është i tepruar, pasi që asnjëherë nuk është ditë numri i saktë i veteranëve.

Jashari nuk harroi pa e përmendur as Prokurorin Blakaj, për të cilin tha se nëse nuk ka qenë i kërcënuar , ata do të kërkojnë nga Prokuroria që të nisin hetimet për ta, pasi që askush nuk ka të drejtë të njollosë njerëz që kanë dhënë jetën për liri.

“Unë mendoj që është e nivelit të ulët kur një prokuror merret me një çështje dhe largohet nga Kosova, dhe prej vendit ku ka shku të lëshojë deklarata të tilla.

“Nëse del që prokurori nuk ka qenë i kërcënuar, ne do të kërkojmë që prokurori të hetohet nga Prokuroria sepse nuk a të drejtë me njollos njerëz që kanë dhanë kontributin për me ardhë deri te liria e vendit”, tha Jashari.

Edhe ish-Shefi i UÇK-së, Agim Çeku ka thënë se ende s’e ka asnjë njoftim zyrtar lidhur me një aktakuzë të Prokurorisë Speciale ndaj Komisionit për Verifikimin e veteranëve të UÇK-së. Ka thënë se nuk ndihet fajtor derisa do të flasë më shumë vetëm nëse i zyrtarizohet akuza.

Ndërsa, Ish-Shefi i UÇK-së për Nerodime, Shukri Buja ka thënë listat u frynë me vendime politike dhe se përgjegjës janë Thaçi, Haradinaj, Veseli e Mustafa.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera