Lajme

Jashari: Çerdhet duhet të hapen por jo edhe shkollat

Autori: H. Smajli 15:37 | 26 May 2020

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë,, Rrahman Jashari ka thënë se Ministria e Shëndetësisë duhet të shqyrtojë mundësinë për hapjen e çerdheve.

Jashari në një prononcim për gazetën inFokus ka thënë se me hapjen e ekonomisë duhet të shqyrtohet edhe mundësia e hapjes së çerdheve për tu lehtësuar punën prindërve të cilët janë të dy në një marrëdhënie pune.

“Po them mbase duhet që të shikohet a mund të hapen çerdhet fillimisht sepse me hapjen e ekonomisë dhe rikthimin e të punësuarve në vendin e punës do të jetë e vështirë për bashkëshortët të cilët janë të dy të punësuar, ata do të jenë në hall se ku ti lënë fëmijët dhe Ministria e Shëndetësisë fillimisht do të duhej të shikonin që të hapen çerdhet” ka thënë ai.

-Advertisement-

Por të njëjtin mendim, Jashari nuk e ka edhe për shkollat, sipas tij ato nuk duhet të hapen pasiqë numri i nxënësve sidomos në shkollat në qytete është i madh dhe është e pamundur që të mbahet distanca e kërkuar nga Institucionet e Shëndetësisë.

“Ndërsa për sistemin e arsimit në përgjithësi është problematike tek ne sepse sidomos qytetet në vendin tonë kanë një numër të madh të nxënësve dhe do të ishte kogja e veshtie të mbahej distanca që është përcaktuar sepse ata janë fëmijë, edhe nëse mbahet distanca gjatë mësimit mund të mos mbahet gjatë pushimit dhe ne si SBASHK do ta përcjellim gjendjen dhe MASHT-i duhet të jetë i kujdesshëm në hapat e mëtejshëm sepse është fjala kemi shkolla edhe më shumë se 1 mijë e 500 nxënës dhe është bukur e vështirë që të ruhet distanca e paraparë”, ka thënë Jashari për Infokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera