Lajme

Jashari: Avokati i Popullit, institucioni më i besueshëm në vend

Autori: Gazeta inFokus 12:31 | 19 December 2018

Gjatë këtij viti në institucionin e Avokatit të Popullit janë paraqitur ankesa të shumta, që si shkak kanë pasur të drejtat ekonomike shëndetësore dhe sociale.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, tha se institucioni të cilin ai e  udhëheqë, është radhitur si institucioni më i besueshëm në Kosovë.

Jashari ka vlerësuar se këtë vit Avokati i Popullit ka pasur zhvillime pozitive, ku njëri ndër ta sipas tij është interesimi i institucioneve  të tjera që të zbatojnë rekomandimet  e dala nga Avokati i Popullit.

-Advertisement-

Jashari tha se këtë vit ka pasur rritje të numrit të personave që kanë parashtruar ankesa, ku sipas tij, numri i tyre është rreth 5200.

Rastet e zgjedhura po ashtu kanë shënuar rritje për 32 për qind, ndërsa thotë se 28 për qind kanë shënuar rritje edhe zbatimi i rekomandimeve të Avokatit të Popullit.

Edona Hajrullahu, zëdhënëse e Avokatit të Popullit, tha se në bazë të ankesave të paraqitura 98 për qind janë shqiptarë, ku në numër më të madh janë meshkuj.

“26 për qind u janë drejtuar gjykatave, 15 komunave, 7 policisë. 40 ankesa pra u janë drejtuar ekzekutivit” ka thënë ajo.

Hajrullahu theksoi se gjatë këtij viti, kanë lansuar edhe videospote vetëdijesuake rreth respektimit të të drejtave të njeriut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera