Lajme

Jashari: Avokat i Popullit e ka monitoruar rastin e Deharit

Autori: Gazeta inFokus 18:32 | 01 June 2018

Gjatë debatit rreth raportit vjetor të prezantuar nga Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi pati vërejtjeje ndaj këtij raportit.

Kurteshi u shpreh se as në vitin 2016 as në vitin 2017 nuk u trajtua rasti i vdekjes së Astrit Deharit dhe dëshmitarit të tij, Naser Makollit.

E lidhur me këtë Avokati i Popullit, Hilmi Jashari u shpreh se rastin e Deharit e kanë monitoruar qysh nga momenti që ka ndodhur.

-Advertisement-

Sipas tij është detyra e tyre të përcjellin këtë proces gjyqësor për të parë, se a është në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

“Sa i përket rastit Dehari, Avokati i Popullit e ka trajtuar këtë rast dhe po që është një draft raport i përgatitur jemi në monitorimin e të gjitha seancave që janë mbajtur për këtë rast, dhe gjithashtu besoj e dini që qysh në momentin e parë Avokati i Popullit ka tri opinione publike, që i ka nxjerr në momentin kur ka ndodhur rasti, edhe në momentin kur kemi parë devijim të institucioneve publike që kanë trajtuar këtë çështje. Vazhdojmë me monitoruar, sepse konsiderojmë që në rastin Dehari ajo që është më e rëndësishme është i gjithë procesi, sepse sistemi gjyqësor është duke e trajtuar, janë duke u marr me këtë rast, mirëpo detyrë e jona është për të parë nëse ky proces gjyqësor i organizuar është në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”, u shpreh ai.

Raporti i Avokatit të Popullit nuk është miratuar, për shkak të mungesës së kuorumit të deputetëve në seancë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera