Lajme

Jasharajt sot i vijnë në mbështetje sindikalistët nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

Autori: Gazeta inFokus 07:50 | 08 September 2022

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), do të mbajë një konferencë për media, të enjten nga ora 11:00.

Tema do të ketë ecuria e grevës në arsim, që ka nisur më 25 gusht.

Por këssaj radhe present do të jenë edhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë (SPASh), Nevrus Kaptelli, si dhe nënkryetari i Sindikatës së Arsimit të Maqedonisë Veriore (SONK), Tafa Ameti.

-Advertisement-

Në anën tjetër, të mërkurëm, Komuna Podujevës iu ka bërë thirrjeve mesimdhënësvëe që të nisin punën, si dhe prindrëve i është kërkuar që t’i dërgojnë fëmijët në shkollë.

Por sindikata insiston që greva do të vazhdojë deri ne realizimin e kërkesave.

Kërkesë është shtesa 100 euro për ta përballuar inflacionin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera