Jasharaj: Uroj që në janar ta kemi Ligjin e Pagave, ndryshe greva e pezulluar mund të riaktivizohet
Autori: Gazeta inFokus 09:32 | 20 December 2022
Projektligji për Pagat në sektorin publik pritet të shqyrtohet në lexim të dytë në seancën e Kuvendit të Kosovës, që pritet të mbahet këtë të enjte.
SBASHK ka kërkuar nga Qeveria dhe deputetët që të merren parasysh kërkesat e tyre dhe që ky Projektligj të aprovohet, ndryshe është lënë e hapur mundësia e rikthimit të grevave në arsim.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahaman Jasharaj tha se greva e cila kishte nisur në shtator të këtij viti, nuk ka përfunduar por e njëjta është pezulluar vetëm deri në janar.
“Greva është pezulluar deri në janar, dhe ne si SBASHK urojmë që Ligji i Pagave të aprovohet dhe urojmë që të dihet edhe vlera e koeficientit dhe shpresojmë që Qeveria të mbajë fjalën që sistemi arsimor do të ketë pozitë meritore në këtë ligj. Nëkse kjo ndodh atëherë janari do të jetë pa telashe, sepse e gjithë problematika ka ndodh për shkak të Ligjit të Pagave që ka munguar me vite, edhe në të kaluarën për shkak të mungesës së këtij ligji kemi shkuar në greva”, ka thënë Jasharaj.
Jasharaj ka shtuar se nëse Qeveria nuk i mban fjalët për Ligjin e Pagave do të bisedojnë me anëtarësinë për veprime të mëtutjeshme.
“Jemi të obliguar që në janar të komunikojmë me organet udhëheqëse të SBASHK-ut dhe të shohim si e kemi situatën dhe pastaj do të vendosim në bazë të situatës siq e vlerëson anëtarësia. Greva nuk është mbyllur atëherë por është pezulluar që do të thotë se mund të riaktivizohet dhe ne urojmë që të mos vijmë në situatë të tillë, por e gjithë kjo varet nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës. Besoj që edhe Qeveria por edhe ministrja Arbërie Nagavci dhe të tjerët kanë nxjerrë mësime nga greva dhe besoj se ata do të bëjnë gjithçka që të mos vijmë në situata të tilla”, u shpreh Jasharaj.
Kreu i SBASHK-ut tha se shpreson që edhe të shkurtohet afati i implementimit të Ligjit të Pagave nëse i njëjti miratohet në Kuvendin e Kosovës.
“Uroj që janarin ta kemi të qetë me ligjin e mirë të pagave. E po ashtu uroj që deputetët do ta shkurtojnë afatin e implementimit të Ligjit të Pagave nëse miratohet, e që është thënë se pas publikimit në gazetën zyrtare duhet 8 muaj për t’u implementuar”, tha Jasharaj.
Sindikalistët e arsimit kanë kërkuar 100 euro për punëtorë për çdo muaj deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga.
Qeveria vendosi për një pagesë në mënyrë retrokative nga 50 euro deri në janar të këtij viti. Pas këtij vendimi greva në arsim u ndërpre me paralajmërimin se në janar mund të ketë sërish rikthim të grevës nëse nuk merren parasysh kërkesat e SBASHK-ut.
Të tjera
-
Presidentja e RMV-së nuk e nënshkruan Dekretin që licencat për çerdhet të jenë edhe në gjuhën shqipe
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, nuk e nënshk...
-
Lista e PS-së për zgjedhjet – Rama garanton ministrat, mban në ankth deputetët
Ky vit i ri elektoral, shumicën e deputetëve të PS-së i ka gjetur të pasigurt...
-
Nndërpritet energjia elektrike në disa qytete të Shqipërisë
Disa qytete të Shqipërisë kanë mbetur pa energji elektrike këtë të diel. Bëhe...
-
Trump për Melonin: E ‘pushtoi’ Evropën
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni zhvilloi një takim me presidentin e zg...
-
Evropa bëhet gati për ‘ngricat siberiane’
Një pjesë e madhe e Europës pritet të përfshihet nga ngricat siberiane, duke ...
-
E ardhmja e NASA-s e lidhur ngushtë me firmat komerciale hapësinore
Administrata e Presidentit të zgjedhur Donald Trump, i cili merr drejtimin e ...
-
Deri në 3 orë pritje për të dalë nga Kosova
Pritjet për të dalë nga Kosova po vijojnë deri në 3 orë në pikën kufitare në ...
-
Kushtetuta dhe vendimet gjyqësore u njohin të drejtën në dy pensione, shteti i detyron të heqin dorë
Tash e sa vite të drejtat e veteranëve, invalidëve dhe dëshmorëve të luftës p...
-
Dosja Partizani/ Berisha nesër përballë SPAK
Ish- kryeministri i vendit, Sali Berisha do të paraqitet nesër në SPAK për të...
-
Bastiset shtëpia e një personi në Pejë – ja çka gjeti policia
Një patrullë policore e Pejës derisa ishte duke ecur në këmbë në rrugën “Mbre...
-
Kosova importoj 302 milionë euro mallra nga Shqipëria
Nga muaji janar deri në muajin nëntor të vitit 2024, Kosova ka importuar nga ...
-
Dhjetëra shpendë të ngordhur në Plazhin e Vjetër në Vlorë, dyshohet për gripin e shpendëve
Shpendë të ngordhur janë konstatuar në zonën e Plazhit të Vjetër në qytetin e...