Fokus

Jasharaj ultimatum qeverisë: Presim vetëm deri nesër për ekzekutimin e pagave

Autori: Samire Jaha 12:57 | 04 October 2022

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka thënë se për pagat e mësimdhënësve do të presin vetëm edhe nesër (5 tetor), ashtu siç e parasheh ligji, shkruan Gazeta Infokus.

Ai në një prononcim për Gazetën Infokus ka thënë se nëse edhe pas 5 tetorit nuk do të ketë paga do të ketë ndëshkim antiligjore dhe do të ndikojë edhe më shumë në sektorin e arsimit.

“Të ju them të vërtetën në konferencën për media ku u bë pas leximit të rezultateve të arritura nga sektori i arsimit dhe shërbyesit civil ku u mor vendimi duke respektuar vullnetin e shumicës të pezullohet greva në atë takim mediave në pyetjen e tyre u përgjigj kryetari i BSPK-së, zotri Hykolli i cili iu tha se paga do të procedohen kjo na dha një vullnet shtesë por ja që sipas informatave që i kemi sot kjo nuk ka ndodhur por uroj që me 5 tetor siç është afati ligjor i skajshëm për pagat që të ndodhë në mënyrë që të mos ketë ndëshkime të tilla që janë edhe antiligjore edhe do ta ndikojë gjendjen edhe më shumë në sektorin e arsimit”, ka deklaruar Jasharaj për Infokus.

-Advertisement-

Ndryshe nga ana e qeverisë nuk kanë ndryshuar qëndrim duke thënë se nuk do të ketë kompensim në paga për grevistët.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, përmes një postimi ka thënë se “Parimi ‘pagë për punë’ do të respektohet. Mësimdhënësit që kanë mbajtur mësim do të kompenzohen”.

E në lidhje me pagat e mësimdhënësve Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci po ua lë fajin komunave.

Ajo tha se komunat si përgjegjëse për organizimin e arsimit parauniversitar, nuk i kanë dërguar të dhënat për mësimdhënësit në Ministrinë e Financave, derisa ka njoftuar se pagat janë realizuar për ata që i kanë pasë të dhënat./Gazeta Infokus/

Qeveria nuk ndryshon qëndrim: S’ka paga për grevistët

Nagavci ua lë fajin komunave për punën e pagave të mësimdhënësve

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera