Jasharaj ultimatum qeverisë: E presim një javë, ja dy kërkesat kryesore
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/04/rrahman-jasharaj-600x360-1.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
10:18 | 21 April 2022
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës i ka dhënë një javë afat Qeverisë së Kosovës për plotësimin e kërkesave të tyre, në të kundërtën ka paralajmëruar ndërmarrjen e veprimeve sindikale.
Ndonëse SBASHK-u kishte paralajmëruar fillimin e grevës nga data 20 prill, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, tha për KosovaPress se qeveria ka kohë një javë për të plotësuar kërkesat e tyre, në të kundërtën sindikatat do të insistojnë që të vazhdojnë me angazhime të përbashkëta.
Jashari shtoi se kryeministri Albin Kurti ka dëgjuar kërkesat e tyre dhe do të zhvillojë konsultime me ministrat e kabinetit qeverisës.
“Takimi që është mbajtur me kryeministrin është vlerësuar si një takim shpresëdhënës… Kryeministri ka dëgjuar me kujdes të gjitha kërkesat tona që unë jam i sigurt që edhe i ka ditur, dhe është shprehur i gatshëm që të vazhdojë me dialogun. Ai u ka thënë përfaqësuesve tanë se i duhet pak kohë që të konsultohet me ministrat e tij ngase kërkesat tona nuk janë të gjitha të adresuara në një ministri, por në ministri të ndryshme”, tha Jasharaj.
Kreu i SBASHK-ut ka treguar se kërkesë e tyre është vazhdimi i ndarjes së shumës shtesë prej 100 eurove edhe pas muajit prill, si dhe përfshirja e sindikatave në dialogun mbi Ligjin për pagat.
“Përfaqësuesit tonë kanë insistuar në dy kërkesa që janë kyçe që qeveria ka improvizuar 100 euro për prillin për të gjithë, por kanë insistuar që 100 euro si kërkesë e jona të vazhdojë në muajt e ardhshëm derisa nuk bëhet Ligji i pagave në bashkëpunim me sindikata. Tjetra kërkesë është përfshirja e sindikatës në dialogun e barabartë mbi Ligjin e pagave dhe të dëgjohet e të merret parasysh, e të hyjë brenda versionit final të këtij ligji”, tha Jasharaj.
Jasharaj tha se pas një jave do të dihet nëse qeveria do t’i merr seriozisht kërkesat e tyre, në të kundërtën do të ndërmerren veprime sindikale.
“Ne morëm vendim që pas një jave të kemi një takim në nivelin e njëjte dhe të shohim nëse deklarata e Kurtit do të kthehet në realitet, apo takime të sinqerta e korrekte dhe a ka angazhime të mirëfillta për realizimin e kërkesave tona… Nëse pas një jave nuk kemi asnjë lëvizje, do ta konsiderojmë se takimi i së premtes ka qenë sa për të thënë, dhe ne pastaj si sindikata më e madhe do të insistojmë që të vazhdojmë angazhime të përbashkëta. Kjo nënkupton që të gjitha sindikatat në sektorin e vet të fillojnë me veprime sindikale. Pra, kjo javë i mbetet qeverisë të dëshmojë a e ka sinqerisht që më në fund po i kthehet dialogut, apo vetëm sa për të thënë”, tha ai. /KP
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/01/EURO-2024-dhe-Serie-A-scaled-1.jpg)
Të tjera
-
Konjufca nderon Adem Demaçin: I pathyeshëm në burg dhe frymëzues brezash në lụftën për liri
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes ...
-
Vlora Çitaku mban nesër konferencë, s’tregohet arsyeja
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Koosvës, Vlora Çitaku, do ...
-
Nikolla jep dorëheqje si kryetare e kuvendit të Shqipërisë: Është rezultat i një situate personale shëndetësore
Kryetarja e kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka dhënë dorëheqje nga p...
-
Mehaj kujton Demaçin: Udhëheqësit politikë gabuan që s’e bënë president sa ishte gjallë
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kujtuar veprimtarin e çështjes...
-
Tri orë pritje e kolona deri në 1 mijë metra, përditësimi i fundit i MPB’së për gjendjen nëpër pikëkalimet kufitare
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë një përditësim rreth gjendj...
-
Kush është Florim Ejupi, që sikur Faton Hajrizi u arratis nga Bondsteel-i?
Florim Ejupi është një ndër emrat më të përfolur në botën e errët të krimit n...
-
Presidentja i fton krerët e partive për t’u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve që mbahen vitin e ardhshëm
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka ftuar zyrtarisht...
-
Do rikthehen temperaturat mbi 40 gradë në Shqipëri
Në 21 korrik u shënua rekordi global përsa i përket temperaturës mesatare...
-
Mbledhja e radhës e Qeverisë, merret një vendim
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 215’të. Në këtë...
-
KFOR-i publikon pamje nga kufiri me Serbinë: Po patrullojmë rregullisht
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e ...
-
Hoxhaj viziton Thaçin e Veselin në Hagë: Fatin e tyre e shohin në shërbim të fatit të Kosovës
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka vizituar sot në Hagë, ish-presidentin Hash...
-
“Parisi 2024”, Osmani i ofron mbështetje ekipit të Kosovës: E bindur që do të shkëlqejnë dhe do të sjellin medalje
Presidentja Vjosa Osmani është lajmëruar në faqen e saj në Facebook, pak minu...