Lajme

Jasharaj tregon pse s’duhet të mbahet mësimi të hënën: Jo që duam të pushojmë, por të jemi të sigurt

Autori: Gazeta inFokus 22:27 | 11 October 2021

Asociacioni i Komunave të Kosovës me anë të një kërkese i është drejtuar Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit lidhur me mbajtjen e votimeve për zgjedhjet lokale nëpër objektet shkollore.

Ata kërkojnë dezinfektimin e shkollave dhe pushim më datë 18 tetor (e hënë), një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale, raporton Indeksonline.

Kjo për shkak të frekuentimit të madh të njerëzve të cilët dalin për të votuar dhe mospamundësisë së mbarëvajtjes së procesit mësimor të rregullt, të hënën.

-Advertisement-

Lidhur me këtë, Indeksonline ka kontaktuar kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, i cili u shpreh që ky propozim është i qëlluar.

Jasharaj tutje tha se dikush mund ta kuptojë se po dëshirojnë pushim, mirëpo është më mirë të jemi të sigurt.

“Ato janë propozime të qëlluara pasi që zgjedhjet do të zhvillohen gati në të gjitha institucionet arsimore, dhe do të ketë mjaft qytetarë që do të shkojnë për të votuar.

Mbase do të ishte mirë që e hëna të shfrytëzohet që shkollat të pastrohen, të dezinfektohen që të martën mos të kemi shqetësime mos po na ndodh ndonjë paraqitje me Covid-19.

Dikush mund ta kuptojë se po duam të pushojmë por më mirë është të jemi të sigurt. Sidoqoftë ne do të pajtohemi me vendimin e MASHTI-t”, u shpreh ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera