Jasharaj thotë se Qeveria ua ka kryer ”Trustin” mësimëdhënësve për gusht e shtator
Autori: Gazeta inFokus
16:40 | 20 October 2022
Disa mësimdhënësve nuk u është paguar trusti për dy muaj- gusht dhe shtator. Një prej këtyre mësuesve ka treguar për Express përvojën e saj në këtë rast. Derisa Ministria e Financave nuk ka kthyer përgjigje për këtë çështje, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, tha se edhe ai ka pranuar ankesa nga mësuesit, mirëpo tashmë ky problem tashmë është zgjidhur.
Ditëve të fundit, mësimdhënësit në Kosovë janë përballur me një problem. Disa prej tyre kanë njoftuar se nuk u është paguar trusti për muajt gusht e shtator.
Një mësimdhënëse nga Gjakova, në kushte anonimiteti, ka treguar për Express se nuk i është paguar trusti për këta dy muaj.
“Paratë e trustit për muajin gusht dhe shtator nuk figurojnë në llogarinë e trustit. Derisa ndalesat nga pagat figurojnë në trust”, tha ajo.
Rrahman Jasharaj tha se ka pranuar informata nga mësimdhënësit, të cilët janë ankuar për këtë problem, derisa shtoi se kjo është rregulluar.
“Kemi marrë informata nga kryetarët e nivelit komunal, sepse te ta janë drejtuar. Dje kemi dërgu një letër të Thesari dhe pastaj kemi komunikuar me zyrtarë nga Trusti Pensional, të cilët kanë thënë që kjo çështje është rregulluar. Ishte fjala që edhe pse janë pasqyruar, nuk janë dedikuar mjetet e duhura për trustin pensional për punëtorët e arsimit. Nga informacionet e djeshme që i kemi nga trusti, thuhet se kjo është rregulluar dhe punëtorët e arsimit i kanë në llogaritë e tyre shumën e duhur për gushtin dhe shtatorin”, tha Jasharaj për Express.

Të tjera
-
Emisari i BE’së Sorensen, në vizitën e parë në SHBA, i bën bashkë ambasadorët e Kosovës dhe Serbisë në Uashington
Danezi Peter Sorensen, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, ka bërë viz...
-
Kriza politike në Kosovë, ambasadori gjerman Rohde në selinë e PDK-së takon Memli Krasniqin
Kreu i PDK-së, Memli Kransiqi, ka takuar sot në selinë e partisë, ambasad...
-
“Vrasja nga pakujdesia” e Agon Zejnullahut, reagon edhe EULEX’i
Për atë që Prokuroria në Prishtinë e ka kualifikuar si vepër penale “vrasje n...
-
VV’ja në Prishtinë: Përparim Rama bëri presion për hapjen e pishinës së Gërmisë, një qytetare lëndoi hundën për shkak se s’kishte ujë mjaftueshëm
Enver Redenica nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, ka akuzuar kr...
-
“Më duhet të shkojë…” – Kurti vazhdon heshtjen – refuzon të flasë për krizën politike
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, edhe këtë pasdite nuk pranoi të flasë pë...
-
Rrezik në Rrugën B, shtylla elektrike gati të bie
Lexues të Gazetës Infokus kanë dërguar këtë pamje nga Rruga B në Prishtinë, k...
-
“Më duhet të shkojë…”: Kurti vazhdon heshtjen, refuzon të flasë për krizën politike
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, edhe këtë pasdite nuk pranoi të flasë pë...
-
Punëtori ngujohet në vendin e punës në Prizren, Policia e arreston një person të dyshuar
Një shtetas i huaj është arrestuar në Prizren pasi që një person raportohet s...
-
Dy raporte të Policisë për 48 orë – Asnjë fjalë për vdekjen e Agon Zejnullahut: A u tentua të fshihej rasti?
Policia e Kosovës ka publikuar dy raporte 24-orëshe brenda 48 orëve pas vdekj...
-
Gjykata Supreme rrëzon rregulloren e Aviacionit Civil, Faton Fetahu: Fitore për ligjshmërinë dhe interesin publik
Gjykata Supreme e Kosovës ka shpallur të paligjshme Rregulloren Nr. 01/2025 t...
-
Dy policë sulmohen në Prizren, njëri brenda stacionit policor
Zyrtarët policorë janë sulmuar në dy raste në Prizren. Rasti i parë ka ndo...
-
Një grua rrah policët në Kaçanik
Një incident ka ndodhur të hënën në Kaçanik. Sipas raportit 24 orësh, një ...