Lajme

Jasharaj takohet me Nagavcin, SBASHK: Takimi përfundoi pa rezultat, ministrja s’qe e gatshme të bisedojë për kërkesat tona

Autori: Gazeta inFokus 16:55 | 03 December 2024

SBASHK ka njoftuar se sot Rrahman Jasharaj, Vjollca Shala dhe Ymer Ymeri janë takuar me ministren Arbërie Nagavci dhe zv/ministrin Taulant Kelmendi.

“Pas konferencës me mediet që ka mbajtur sot SBASHK , Ministrja  Nagavci  bashkë me  zv.ministrin Taulant Kelmendi  janë takuar në MASHTI  me kryetarin  Rrahman  Jasharaj, nënkryetaren  Vjollca Shala,  sekretarin e përgjithshëm Ymer Ymeri  dhe zyrtarin ligjor Blendor Shatri.”

Sipas SBASHK’ut takimi ka qenë i shkurtë dhe ka përfunduar pa asnjë rezultat pasi “ministrja Nagavci nuk pati gatishmëri të bisedoj  konkretisht për kërkesat legjitime të anëtarësisë që SBASHK i ka bërë publike tani e sa kohë”.

-Advertisement-

SBASHK nesër do të mbajë protestë.

“SBASHK shpreh keqardhje për këtë qëndrim të Ministres Nagavci  dhe prandaj  nesër do të mbahet protesta  e 4 paralajmëruar dhe Këshilli Drejtues do të vendosë edhe për veprimet tjera sindikale. SBASHK uron që nesër në kuadër të protestës përfaqësues të MASHTI-t të takohen me udhëheqës të protestës në përpjeke për të arritur marrëveshje të pranueshme për të dy palët.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera