Jasharaj: Shkumësit dhe shpuzës i ka kaluar koha, mësimdhënësve duhet t’u rriten pagat
Autori: Gazeta inFokus
13:52 | 24 Mars 2025
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë që pret formimin e qeverisë së re në mënyrë që të ulen e të dialogojnë sa iu përket përmisimit të kushteve të mësimdhënësve.
“Pa u kriju institucionet që kanë dalë nga vota e 9 shkurtit ne s’kemi se as me këtë të komunikojmë. Plani ynë është që të presim në mënyrë që institucionet t’i kuptojnë hallet tona. Dëshira jonë është që përmes dialogut të plotësohen kërkesat e punëtorëve të arsimit. Me formimin e qeverisë së re shpresojë e urojë që t’ia vënë më shumë veshin sektorit të arsimit sepse mund të shtohen zërat dhe mund të ketë veprime sindikale”, ka thënë Jasharaj.
“Shkumësit e shpuzës i ka kaluar koha, andaj tash është mundësia që edhe mësimdhënësve t’iu krijohen mundësitë që të jenë më të motivuar. Institucionet tona t’i shikojnë shtetet përreth dhe në këtë pikë atyre t’iu bëhen kontratat. Të kemi ngritje dukshëm të pagave të vlerës së koeficientit e jo herë 50 në këtë muaj e 50 në tjetrin. Mësimdhënësit duhet të kenë paga më të mira për tu motivuar”, shtoi tutje Jasharaj për Indeksonline transmeton Periskopi.
I pari i SBASHK-ut ka thënë se me qeverinë Kurti nuk është se kanë kaluar periudhë të mirë, përkundrazi siç thotë ai e shohin si një përvojë të vështirë andaj uron që qeveria e ardhshme të ketë qasje më ndryshe dhe modeste.
“Neve na mbetet të shohim se kush do ta formojë qëverinë, ngase kërkesat janë legjitime dhe modeste. Të kemi një marrëveshje për të gjithë, kolektive për secilin sector. Në shkollat tona dukshëm ka mungesë të kushteve dhe në këtë drejtim duhet të punohet”, vlerësoi Jasharaj.

T� tjera
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...































