Jasharaj paralajmëron greva e protesta nga 1 shtatori
Autori: Gazeta inFokus
16:39 | 25 March 2024
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka mbajtur një takim të rregullt me kryetarët sindikalë nëpër komuna dhe ata të universiteteve, ku është diskutuar për situatën aktuale në arsim, ku është diskutuar për situatën aktuale në arsim.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, ka paralajmëruar greva dhe protesta nga data 1 shtator.
Jasharaj tha se “janë hedhur vërejtje e kritika të shuma në adresë të Qeverisë Kurti për mungesë të dialogut, për qasjen e gabueshme ndaj sindikatave”.
Po ashtu sipas kreut të SBASHK-ut ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka tendencë që të mohojë me ndyshime të ligjeve aktuale të drejtat e e fituara të punëtorëve të arsimit.
“Në këtë takim është kritikuar edhe ngritja ironike e koeficinetit të pagës nga 105 në 110 euro duke e cilësuar si nënçmuse ngritjen prej vetëm 28 euro të pagave në sistemin arsimor parauniveristar.Përfaqësuesit e të punësuarve në tërë sistemin arsimor, që nga çerdhet e deri në univeristete kanë paraqitur gjithë shqetësimet dhe këkresat e anëtarësisë para kryetarit të SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe stafit qendor dhe pas diskutimeve të shumta të gjithë kanë ardhur në përfundim se duke parë qendrimin negativ të Qeverisë Kurti ndaj sinikatave dhe zërit të anëtarësisë dhe duke parë se Ministri Murati vazhdon angazhimet kundër dialogut sindikal duke bllokuar punën e Këshillit Ekonomik Sindikal, duke parë se po vazhdon bllokimi i nënshkrimit të Marrëveshjes së Përgjithshme Kolelktive, duke parë se ministrja Nagavci vazhdon me inatet dhe nuk përfaqëson këkresat e punëtorëve të arsimit dhe mundohet ta mohojë edhe Kontartën Kolektive për Arsimin e Kosovës, pjesëmarësit në këtë takim kanë njerr si përfundim se duhet vazhuar me bashkëbisedat me anëtarësinë dhe duhet rikthyer veprimet sindikale duke filluar me një protestë me gjithë udhëhqësit sindikal të shkollave, çerdheve dhe univeristeveteve e institucioneve të kulturës e nëse Qeveria Kurti vazhdon me qasjen e njejtë injoruese atëherë të vazhdohet me veprime sindikale duke paralajmërruar se do të përsëritet viti 2022 me një grevë të përgjithsme më 1 shtator, e cila do të vazhdojë deri në plotësimin e plotë të kërkesave të anëtarësisë”, thuhet në komunikatë.
Tutje, ai shtoi se SBASHK me këtë “alarm publik” iu drejtohet edhe medieve, shoqërisë civile, deputeteve e deputetëve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës që “ta ngritin zërin dhe të kërkojnë nga Qeveria që të ndryshojë qasjen ndaj dilogut dhe të realizojë kërkesat e anëtarësisë së SBASHK-ut dhe sindikatave tjera sepse në të kundërtën do të kthehet ajo që ndodhi në vitin 2022 kur tërë sistemi arsimor ishte në veprime sindikale e pastaj edhe në grevë të përgjithshme, e cila fatkeqësisht zgjati më shumë se një muaj”.
“Nëse Qeveria vazhdon kështu, atëherë protestat e grevat do të rikthehen dhe fajtorët janë Kryeministri Kurti, Ministri Murati e Ministrja Nagavci dhe jo vetëm”, tha ai.

T� tjera
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
































