Jasharaj: Mos shpërndarja e teksteve mund të shkaktojë probleme në fillimin e vitit shkollor

Autori: Gazeta inFokus
16:30 | 16 August 2023
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASKK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se shkollat në gjithë vendin janë përgatitur që viti i ri shkollor të fillojë më 1 shtator, por që sipas tij, shqetësuese mbetet çështja e shpërndarjes së teksteve shkollore pasi mund të ketë vonesa.
Jasharaj ka thënë se shqetësuese është deklarata e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci pasi siç u shpreh ai tekstet shkollore duket se do të vonohen.
“Nga ajo që kemi dëgjuar është që nga ana teknike është bërë një angazhim për tu përgatitur për vitin shkollor. Ajo që i gëzon prindërit është që më në fund nuk do të fillojmë me greva, por do të fillojmë me mësimin. Por shqetësim për të gjithë punëtorët e arsimit është deklarata e Nagavcit për tekstet shkollore që duket se do të vonohen, e që është gjë e keqe”, tha Jasharaj.
Tutje ai tha se ministrja Nagavci po ashtu kishte thënë që nuk do të ketë tekste të reja shkollore për klasat nga e 6-ta deri në të 9-tën, e cila sipas tij është tejet shqetësuese.
“Më e keqe dhe më e madhe se kjo është deklarata e saj se do të kemi tekste të reja, nga klasa 1 deri në 5, por klasat nga e 6-ta deri në të 9-tën do të jenë të detyruar të punojnë me ato tekste të vitit të kaluar.
E kjo nuk është e drejtë dhe nuk është mirë. Nëse Qeveria Kurti nuk ka mjete për të ndarë për laptop, së paku duhet që të ndajë mjete për të gjithë nxënësit të kenë tekste të reja shkollore, ngase tekstet e përdorura vjet janë të dëmtuara dhe të nënvizuara. E kjo do të jetë një zhgënjim për fëmijët tanë, e nxënësit nga klasa e 6-të deri në klasën e 9-të. Uroj që të mos kemi shkolla që do të kenë problem me ujë të pijshëm dhe shkolla jo të rinovuara”, ka thënë Jasharaj për Telegrafin.
Ai po ashtu shprehu shqetësimin e tij se Qeveria e Kosovës, përkatësisht MASHT-i nuk kanë dialoguar me SBASHK-un para fillimit të vitit të ri shkollor.
“Para fillimit shkollor gjithmonë MASHT-i i ka thirr, sindikatat e arsimit, drejtoritë arsimore, SBASHK-un dhe Këshillin e Prindërve dhe bashkërisht ta bëjmë një analizë para fillimit të vitit shkollor, e kjo nuk po ndodh”, tha ai.

Të tjera
-
Krasniqi takon Rohden, flasin për zhvillimet e fundit politike dhe tejkalimin bllokadës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar sot A...
-
Projekti kinez për paralajmërimin e motit fiton çmimin WSIS 2025
Një projekt kinez për paralajmërimin e hershëm të katastrofave meteorologjike...
-
Përkujtimi i gjenocidit në Srebrenicë, BIK boton librin e imamit që i mbijetoi masa*krës
Në kuadër të shënimit të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, Kryesia e B...
-
Rasti i vde*kjes së 27-vjeçarit në Lipjan, nesër seanca për policët e dyshuar
Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan ka pranuar kërkesë për caktim ...
-
Reagon Presidentja Osmani për vde*kjen e 27-vjeçarit: Kërkohet transparencë, drejtësi dhe përgjegjësi institucionale
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë ku një ...
-
Zja*rri rrezikon Termocentralin “Kosova A”
Në një pjesë të sipërfaqeve (seperimeve) tek Termocentralit “Kosova A” janë p...
-
Hekuran Murati e përdori Chat GPT për qëndrime politike, Cakolli: Mjerë Kosova
Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pasi ministri në detyrë, Hekuran Murati, sot...
-
15 vatra zja*rri janë aktive në Kosovë
Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave (MPB) ka bërë të ditur se, të martën, n...
-
Tragjike në Shqipëri! Kapiteni hero i anijes shpëton dy turistë, por mbytet vetë
Rreth orës 16:32, është marrë njoftim nga Salla Operative se në liqenin e Shk...
-
Lëndohet një vajzë në pishinën e Gërmisë, këshilli lokal fajëson komunën
Kryetar i Këshillit Lokal të Sofalisë, Enver Redenica përmes një postimi në F...
-
Instituti i Mjekësisë Ligjore thotë se ende nuk e kanë hartuar raportin e autopsisë së 27 vjeçarit: Po bëjmë përpjekje maksimale
Instituti i Mjekësisë Ligjore ka thënë se dje është kryer autopsia për Agon Z...
-
Erërat e forta shembin çatinë e restorantit, vdes një person – lëndohen 10 të tjerë
Një person ka vdekur dhe dhjetë të tjerë janë lënduar nga shembja e çatis...