Lajme

Jasharaj: Me kompensim të orëve zbehet arma e vetme e sindikatës

Autori: Gazeta inFokus 19:46 | 29 March 2019

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë për KTV-në se deklaratat e disa deputetëve gjatë seancës së djeshme të jashtëzakonshme për orët e humbura kanë qenë të pabaza dhe ofenduese.

Ai ndër të tjera ka deklaruar se kompensimi i orëve nuk do të ndodhë pasi që sipas tij, një gjë e tillë e zbehë rolin e sindikatës.

“Dje jemi ndierë shume keq, kanë qenë akuza të pabaza të cilat erdhën nga deputetët që do të duhej të ishin shembull. Dje u dalluan dy deputetë nga Nisma, ishte Zafir Berisha i cili më ofendoi ulët, madje nuk u ndalua me atë ‘kryedebill’, por u mor edhe me pamjen time. Duke u bazuar në veprimtarinë time dhe botimet e mija, atëherë koeficienti im i inteligjencës është 50% më i lartë se i këtij deputeti. Sa i përket Zekës, i cili është çdo dy ditë në Gjykatë, akuzat e tij do të duhej t’i dërgonte tek organet e rendit”.

-Advertisement-

“Paraardhësit e mi kur kanë bërë greva nuk është dashur ta lejojnë zëvendësimin e orëve, sepse në këtë mënyrë zbehet arma e vetme e sindikatës”, ka thënë ai.

Jasharaj ka deklaruar se SBASHK-u do të respektojë vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë nëse ajo vendosë për kompensim të orëve.

“Çfarëdo vendimi që sjellë Gjykata Themelore në Prishtinë, na pëlqeu a jo, ne do ta respektojmë. Nëse ajo thotë se do të mbahen orët, ne do ta respektojmë”, ka thënë ai.

Sipas tij, seanca e djeshme ka shuar të gjitha shpresat për zëvendësimin e orëve të humbura, derisa ka thënë se nga java e ardhshme nxënësit do të shkojnë në pushime pranverore.

“Seanca e djeshme ka shuar të gjitha shpresat për një mundësi për t’i kompensuar orët. Po të kishte pas institucione do të duhej të reagonin, edhe Këshilli për të Drejtat e Njeriut do të duhej t’i kritikonte deputetët ashtu siç më kritikuan mua. Pushimi pranveror do të jetë nga java tjetër dhe unë u uroj nxënësve pushime të mira”, ka thënë ndër të tjera Jasharaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera