Lajme

Jasharaj lëshon mbledhjen e Komisionit për Arsim, Basha i thotë se dinjitetin e ka kthyer në para

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 21 September 2022

Pas përplasjeve dhe fjalimit të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka lëshuar mbledhjen e Komisionit për Arsim, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo për arsye se Basha e ka akuzuar Jasharajn që e ka kthyer dinjitetin në para.

Sipas tij, SBASHK-u po i mban peng fëmijët për 50 euro.

-Advertisement-

“300 mijë punëtorë të sektorit privatë paguajnë pagat tona dhe të mësuesve. 105 mijë qytetarë punojnë nën pagën minimale, që duam ta bëjmë 246 euro. E që opozita s’po e voton. Problemi duhet me u adresu qysh me ju bë zgjidhje sektorit privat, nuk mund të mendojmë për 80 mijë veta as 20 mijë mësues. Duhet zgjidhur total. Është pyetja mesi është i ndarë nga Qeveria i ka nda paret, a është e sinqertë kërkesa e juaj? Pse po i mbani peng fëmijët? Po të ishit të sinqertë greva do të fillonin në korrik e gusht, do të ktheheshin mësimdhënësit në shkolla. Por kur morën fëmijët peng at minutë ka mbajtur greva. Vet kryetari i SBASHK-ut i kërkon deputetit midis parlamentit të mos ia jap fjalën një deputeti, kjo tregon mentalitetit”, ka thënë Basha./Gazeta Infokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera