Jasharaj, Kurtit: Do të të zë mallkimi i minatorëve
Autori: Gazeta inFokus
14:35 | 28 October 2023
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, i ka thënë kryeministrit të vendit, Albin Kurti, se atë dhe qeverinë do t’i zë mallkimi i minatorëve.
Jasharaj tha se dje ka vizituar minatorët grevistë, ku nga galeria 800 metra nën tokë u nxorën disa prej tyre me gjendje të renduar shëndetësore.
“Kryeministër Kurti ty nuk po të lë hapësirë në këtë shkrim se je shumë i zënë me dialogun, por anëtarët e Qeverisë që ti drejton dhe ca deputet nga partia jote do t’i zë mallkimi i minatorëve grevistë që mezi marrin frymë në galerinë 800 metra nën tokë. E ata mallkonin institucionet dhe mendje e kishin të kolegët e tyre në thellësitë e nëntokës së Kosovës”.
“Kryeministër me këtë gjendjen time të rënduar shëndetësore bashkë me kryetarin e Sindikatës së Pavarur të Shërbyesve civilë Ali Gashi dhe nënkryetarin e BSPK-së Skënder Lushtaku po bëheshim gati për të zbritur në galeri 800 metra nën tokë , por duhej pritur se ekipet kujdestare po nxjerrin goxha me vështirësi grevistë për t’i dërguar në institucione shëndetësore e ata të stërlodhur kundërshtonin të ndaheshin nga shokët grevistë, por edhe mallkonin”, shkroi Rrahmani.
Më tej, Jasharaj i bëri thirrje Kurtit që tek minatorët ta dërgojë deputetin Dimal Basha, për të cilin tha se po bën propagandë kundër minatorëve grevistë për pagat e tyre.
“Kryeministër ata janë në grevë thellë nën tokën e Kosovës sepse as edhe një herë nuk janë të sigurt se do të marrin pagat e tyre”.
“Kur ke pak kohë të lirë o kryeministër Kurti, në vend që të pini çaja e të bëni reklama koti, merre Qeverinë dhe shumë ushtarë të face bukut dhe vizitoni minatorët me apo pa grevë”.
“Ti kthehu me Qeveritarët për të vazhduar dialogun e ushtarët tu të rrjeteve sociale urdhëroj të kalojnë, bile, një ditë nën thellësitë e tokës së Kosovës dhe të ndajnë fatin e “mirë” me minatorët”, tha ai.
Kujtojmë se minatorët tash e disa ditë kanë hyrë në grevë, ku po kërkojnë që pagat e tyre të dalin në mes datave 6 dhe 10, të shkarkohet kryeshefi i “Trepçës” dhe të ketë sigurime shëndetësore.

T� tjera
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...































