Lajme

Jasharaj kërkon paga shtesë: Orët plotësuese do t’i ngarkojnë mësimdhënësit

Autori: Gazeta inFokus 21:04 | 30 April 2021

Nga Sindikata e Arsimit kanë kërkuar që mësimdhënësit të paguhen për mbajtjen e orëve plotësuese.

Pasojat e pandemisë që janë vërejtur në arsim, po synohet që të kompensohen me mësim shtesë.

Kësisoj sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit, nga data tre maj, nxënësit të cilët kanë nevojë, do të mbajnë mësim plotësues.

-Advertisement-

Por Sindikata e Arsimit, ka kundërshtuar një vendim të tillë.

Rrahman Jasharaj nga SBASHK, po thotë që orët plotësuese do t’i ngarkojnë mësimdhënësit.

E në rast të mbajtjes së orëve plotësuese, nga kjo sindikatë po kërkon që mësimdhënësit të paguhen.
Megjithatë reagimi i tyre e mori një përgjigje nga ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci.

Kjo e fundit përmes një postimi në Facebook, tha se edhe SBASHK-u është fajtor për rezultatet e ulëta në arsim.

Por Jasharaj thotë që qëndrimi i ministres nëse përsëritet, mund të konsiderohet kërcënim për stafin.

Por mbajtjen e orëve plotësuese po e shohin të nevojshme edhe njohësit e arsimit.

Sipas Rinor Qehajës nga Instituti Edguard, ankesat e mësimdhënësve janë të paarsyeshme.

Mësimi plotësues do të fillojë të mbahet javën e ardhshme sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera