Jasharaj kërkon nga Vitia që vaksinimi i mësimdhënësve të jetë prioritet
Autori: Gazeta inFokus
16:50 | 06 April 2021
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, janë pritur sot në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë nga ministri Arben Vitia.
Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë përgëzuar Ministrin Vitia për detyrën ne emër të të gjithë të punësuarve në arsim dhe janë shprehur se do të respektojnë vendimet e institucioneve të shëndetësisë sepse primare për të gjithë është shëndeti i nxënësve dhe punëtorëve të arsimit.
Ata kanë treguar se do të bëjnë gjithë angazhimet që java e mësimit online të jetë sa më e suksesshme duke uruar që situata të krijohet për tu kthyer ne institucionet arsimore.
Përfaqësuesit e SBASHK-ut e kanë ngritur edhe çështjen që punëtorët e arsimit të jenë prioritet për vaksinonim duke thënë se këtë nuk po e bëjnë për të qenë të privilegjuar por që të jenë të mbrojtur dhe që kështu të krijohen kushte që mësimi të zhvillohet nëpër shkolla.
Ministri Vitia ka përgëzuar SBASHK-un për angazhimet dhe është shprehur se vendimi për shkollat ishte i vështirë porse është bërë me qëllim që të kemi zbritje të numrit të të prekurve dhe se versioni britanik i Covid-19 po prek më shumë të rinjtë dhe ka shpërndarje më të shpejt.Nëse masat i respektojmë të gjithë kemi shpresa se pas 18 prillit do të kemi kthim në shkolla por e tëra varet nga situata në të cilën do ndodhemi.Ai është deklaruar se pritet të arrijnë kontingjente të reja të vaksinës dhe që punëtorët arsimor do të jenë të përfshirë në vaksinonim në etapën e dytë.
Të tjera
-
Qeveria merr vendim për hapjen e shkollave
Në mbledhjen e Qeverisë është miratuar vendimin për masat e reja kundër antiC...
-
Arben Vitia tregon çfarë diskutuan me Bekim Haxhiun
Ministria i Shëndetësisë, Arben Vitia ka zhvilluar sot një takim me deputetin...
-
Vitia: Nuk kam refuzuar të nënshkruajë asnjë dokument që do ta rrezikonte sjelljen e vaksinave
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë në konferencën e sontme pas mb...
-
Shoqata e Gastronomëve jep detaje për masat e reja, muzika do të jetë e lejuar deri në 21:45
Me vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës, është hapur edhe sektori i Gastro...
-
Qeveria paralajmëron heqjen e homologimit për automjetet që vijnë nga jashtë
Homologimi i automjeteve që vijnë nga jashtë, kryhet nga QAK “Eurolab”, kompa...
-
Ministri Vitia: Negociatat për sigurimin e vaksinave janë në rrugën e duhur, vijnë në maj
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia thotë se po vazhdojnë negociatat për sig...
-
Masat e reja: Ndryshon orari i lëvizjes
Në mbledhjen e mbajtur para pak minutash, Qeveria e Kosovës ka miratuar masat...
-
Albin Kurti ndërpreu për 5 minuta mbledhjen e Qeverisë, për shkak të iftarit
Kryeministri Albin Kurti ka ndërprerë mbledhjen e qeverisë për pesë minuta pa...
-
LAJMI I FUNDIT: Qeveria miraton masat e reja kufizuese antiCovid
Qeveria e Kosovës po mban mbledhje e nisur në orën 19:00, në të cilën po shqy...
-
Projekti për kanal në Detin e Zi, Erdogan “çmend” Rusinë
Planet e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan për ndërtimin e një kanali që...
-
Thaçi i bën të fala Edi Ramës nga Haga përmes Endritit
Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka deklaruar se babai i t...
-
Qeveria mblidhet sot në ora 19:00, pritet të merret vendimi për masa të reja
Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbudhet sot në ora 19:00, ku pritet të ...